• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani fiton me Skënderbeun, shkëputet 6 pikë nga Kukësi

by Java News
25/01/2019 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani bën detyrën. Mposht Skënderbeun dhe e lë 10 pikë pas, shkëputet 6 pikë nga Kukësi dhe thyen tersin pasi në dy sfidat e para bardhekuqtë kishin siguruar pikët e plota. Një ndeshje emocionuese që i pati të gjitha. Gola, tension, penallti të humbura dhe karton të kuq, si për të treguar se jo më kot kjo sfidë ka qenë më e zjarrta e viteve të fundit në superligë.

Të kuqtë i janë falur golit të shpejtë të Esat Malës, të cilin kanë mundur ta ruajnë deri pas minutës së 97-të, kur gjyqtari Andi Koçi vërshëllehu tre herë për të kurorëzuar trimfun e kryeqytetasve. Lorenc Trashi është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 95-të për shkak të një ndërhyrjeje të gabuar. Partizani do t’i luajë minutat e fundit me 10 lojtarë.

Trashi

Pas sinjalizimit të kryesorit Koci, gjyqtari i katërt akordon 7 minuta shtesë për shkak të ndërprejeve. Do të luhet deri në minutën e 97-të. Në minutën e 82-të, trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka bërë zëvendësimin e fundit, duke larguar mesfushorin Bruno Telushi për sulmuesin Rubin Hebaj. Telushi kishte mundësinë të mbyllte llogaritë e takimit në minutën e 53-të, por penalltia e gjuajtur prej tij u prit nga Aldo Teqja.

Hebaj

Trajnerët e Skënderbeut dhe Partizanit kanë kryer ndërrimet e dyta në minutën e 68-të. Trajneri i Skënderbeut ka larguar Oto Xhon dhe ka hedhur Blerim Krasniqin, ndërsa trajneri i Partizanit ka larguar Ardit Hilën e dëmtuar dhe aktivizon Mensah. I pafat Ardit Hila, që u fut në fushë vetëm në fillimin e pjesës së dytë, por u detyrua të largohet pas një dëmtimi në shpatull.

Të kuqtë nga kryeqyteti kanë kaluar në avantazh në minutën e 3-të pas një goli mjaft të bukur. Asani jep një asist të shkëlqyer për Malën, që mposht Teqjen në shtyllën e tij për epërsitë e Partizanit.

Korce Ndeshja

Partizani ka shpërdoruar mundësinë më të mirë për të dyfishuar epërsinë, kur në minutën e 53-të Bruno Telushi ka humbur një 11-metërsh të fituar nga Jasir Asani pas ndërhyrjes së Marko Radasit. Teqja ka kuptuar krahun e gjuajtjes së Telushit, duke devijuar në këndore.

Rivaliteti është i fortë në fushë dhe kjo natyrisht që rrit edhe tensionin te lojtarët. Guexh ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme në fytyrë ndaj Bardhit dhe Andi Koçi e ndëshkon me karton të verdhë. Jasir Asani është dukshëm i acaruar me veprimin e Guexh i ka kërkuuar llogari, por kjo acaron tifozët e Skënderbeut, që lëshojnë një lumë me topa bore drejt lojtarit të Partizanit.

Ndeshjet mes Skënderbeut dhe Partizanit janë karakterizuar nga një rivalitet i madh si në fushën e lojës ashtu dhe mes tifozëve. Pas kalimit të Partizanit në epërsi, tifozëria vendase ka nisur të gjuajë me topa bore lojtarët e kuq, çka ka detyruar kryesorin Andi Koçi të ndërpresë takimin disa çaste dhe t’i kërkojë kapitenit Radas të qetësojë tifozët bardhekuq.

Partizani Skenderbeu

Formacioni:

Trajneri Orges Shehi, me disa mungesa të rëndësishme për shkak të dëmtimeve, ka zgjedhur të luajë me këta titullarë:
Skënderbeu: Teqja, Sambu, Radas, Vangjeli, Abazi, Dita, Muzaka, Gexh, Hoxhaj, Gripshi, Xhon.

Nga ana tjetër, Skënder Gega është ende në kërkim të suksesit të parë ndaj kampionëve, që në dy sfidat e mëparshme kanë triumfuar 1-0 dhe 2-0. Trajneri i të kuqve ka menduar të rreshtojë këta titullarë.

Partizani: Hoxha, Trashi, Rexhepi, Belica, Ibrahimi, Atanda, Telushi, Asani, Mala, Kardozo, Bardhi.

/a.meta

Next Post
KPK e konfirmoi, ONM ankimon vendimin për prokurorin Besnik Cani

KPK e konfirmoi, ONM ankimon vendimin për prokurorin Besnik Cani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In