Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Partizanit këtë sezon në UEFA Champions League. Bjellorusët e BATE Borisov fitojnë 2-0 me golat që erdhën në pjesën e dytë nga të vetmet aksione të tyre, ndërsa Partizani largohet me një shije shumë të hidhur pas një ndeshjeje të dominuar plotësisht.
Mungesa e cinizmit dhe kthjelltësisë në pasimin final dhe metrat e fundit dënuan skuadrën e Zoran Zekic që e dominoi kundërshtarin gjatë gjithë ndeshjes së luajtur në Hungari.
Hadroj menjëherë kishte mundësinë për të barazuar por bëri më të vështurën duke e nxjerrë topin jashtë ndërsa në minutën e dytë shtesë, Sota ishte shumë pranë golit por me majën e këmbës nuk arriti ta shtynte topin në rrjetë.
Maguette në sekondat e fundit rrezikoi seriozisht por topiu largua nga vija fatale. Pa fat Partizani në këtë duel ku topi nuk e preku asnjëherë rrjetën.











