Së shpejti Partizani do të festojë 70 vjetorin e krijimit të saj dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të demave të kuq kanë kërkuar nga të gjithë tifozët dhe dashamirësit e klubit ide të reja për të krijuar një logo të re për skuadrën.
Drejtuesit e klubit e njoftuan nismën përmes faqes në rrjeton social facebook. “Të gjithë të interesuarit do të mund të paraqesin logon e tyre në faqen zyrtare në Facebook të klubit deri më datë 30 Nëntor 2015, ditë kur do të përzgjidhet dhe fituesi, logo e dizenjuar e të cilit do të jetë dhe logo e re e Klubit të Futbollit Partizani.” – shkruhet në thirrjen e Partizanit.