• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani, Ballkani e Struga kërkojnë fazën “play-off” në Conference League

by A R
17/08/2023 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani kërkon të formalizojë kualifikimin në fazën “play-off”të Conference League. Pas fitores 2-1 me përmbysje në Letoni, të kuqtë janë në pozita të avantazhuara.

Skuadra e Zekiç luan për dy rezultate, sepse edhe me barazim do të vijonte më tej. Ky faktor mund të kthehet në rrezik dhe drejtuesi i stolit e ka të qartë çfarë kërkon.

“Valmiera është një skuadër shumë e mirë. Fitorja në ndeshjen e parë është rezultat pozitiv, por nuk duhet ta marrim kualifikimin si të mirëqenë. Nuk duhet të jemi në gjumë, por të tregohemi shumë të zgjuar dhe ta interpretojmë ndeshjen ashtu siç e kam udhëzuar ekipin. Duhet ta respektojmë kundërshtarin; të mendojmë vetëm për rivalin që kemi përballë, dhe jo për atë që na pret në turin tjetër nëse kualifikohemi. Dua përqëndrim dhe vlerësim maksimal.”

Zoran Zekic – Trajner i Partizanit

Partizani nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Mba të dëmtuar dhe brazilianin Da Silva. Ndeshja Partizani-Valmiera luhet mbrëmjen e sotme prej orës 20:00 në “Elbasan Arena”.

Jo vetëm për Partizanin, por kjo e enjte pritet të jetë vendimtare dhe për skuadra të tjera shqiptare në Conference League. Struga luan takimin e kthimit përballë Hespernazh në Luksmenburg. Fitorja me rezultatin 3:1 nga ndeshja e parë në Shkup ja bënë më komod pozitat ekipit shqiptar që beson për kalimin në turin tjetër.

Megjithatë trajneri Shpëtim Duro, u shpreh se ekipi nuk ka siguruar asgjë akoma pasi janë dhe 90 minuta të tjera që do të luhen.

“Në këtë ndeshje futemi pas një rezultati pozitiv nga ndeshja e parë, por janë edhe 90 minuta të tjera për tu luajtur. Kam biseduar me skuadrën që duhet ta fshijmë nga kujtesa lojën e parë, duhet të përqëndrohemi te kjo ndeshje për të bërë maksimumin dhe për të kaluar në turin tjetër. Shpresojmë që skuadra të bëjë një paraqitje tjetër të mirë në vazhdën e gjitha ndeshjeve që ka zhvilluar në Europë.”

Shpëtim Duro – Trajner i Strugës

Edhe kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani kërkoi përqendrim maksimal nga shokët e ekipit.

“Kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë cilësor. Si në çdo ndeshje ne futemi për të bërë maksimumin, pjesën taktike që na e jep profesori dhe shpresojmë që të vazhdojmë ecurinë e këtyre ndeshjeve që kemi bërë deri më tani. Shpresoj që të bëjmë një paraqitje shumë të mirë dhe të vazhdojmë tutje. Nuk është gjë e vogël të shkosh në “play-off” në Ligën e Konferencës, për çdo futbollistë është diçka shumë e madhe dhe e rëndësishme.”

Bunjamin Shabani – Kapiten i Strugës

Edhe skuadra e Ballkanit do të luajë shanset e saj. Dardanët luajnë në Gjibraltar ndaj Lincoln Red Imps.

Fitorja me rezultatin 2-0 në sfidën e parë e favorizon skuadrën nga Suhareka për të kaluar në fazën e play-off-it. Takimi do të luhet sot duke nisur prej orës 18:00 në stadiumin Viktoria.

/a.r

Next Post
“Mokra n’fest”, Rama: Dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë

“Mokra n’fest”, Rama: Dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In