• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Partitë si grup miliarderësh, s’bëjnë dot pa krimin e organizuar”/ Deklarata e ashpër e Rudina Hajdarit

by Java News
04/02/2020 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Europian ditën e sotme, kryetarja e tij Rudina Hajdari akuzoi partitë politike në vend se janë kthyer në grupe miliarderësh që nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar.

Hajdari shtoi se për të fituar betejën me korrupsionin ky fenomen fillimisht duhet luftuar brenda politikës. “Unë vazhdoj të jem e bindur që partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderësh të cilët pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin. Nëse nuk arrijmë të luftojmë korrupsionin brenda politikës nuk do e fitojmë betejën me këtë fenomen.

Sekuestrimi pasurive duhet të fillojë me atë klasë politike që kanë shfrytëzuar pozicionin e pushtetit për tu pasur dhe për të forcuar pozitat e tyre e për të varfëruar pjesën tjetër të shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Deputetja e opozitës parlamentare u shpreh se në vitet e fundit korrupsioni në Shqipëri ka pësuar rritje të jashtëzakonshme dhe duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet.

“Korrupsioni është një nga plagët më të thella të shoqërisë sonë e cila prek çdo aspekt të jetës së shqiptarëve. Ka një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e njerëzve dhe sidomos atyre me të ardhura të ulëta dhe vulnerabël.

Gjithmonë e kam munduar se lufta ndaj korrupsionit do të jetë kulturë e gjeneratës së re. Ky fenomen nuk mund të luftohet pa institucione të forta, pa integritet dhe transparencë. Ky fenomen na ka mbajtur mbrapa si shoqëri dhe vend. Kemi shumë punë për të bërë për të zbatuar Reformën në Drejtësi.

Në vitet e fundit korrupsioni ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme. Ky fenomen po gërryen Shqipërinë si në ekonomi, jetën shoqërore e kulturore.

Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur jo vetëm për të rregulluar kuadrin ligjor, për të rregulluar klimën politike në vend, por të bëjmë çdo gjë të mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet”, tha Hajdari.

g.kosovari

Next Post
Zbardhet takimi i Metës me delegacionin e lartë të KiE: Zgjedhjet zhytën vendin në krizë

Zbardhet takimi i Metës me delegacionin e lartë të KiE: Zgjedhjet zhytën vendin në krizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In