• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partitë heshtin pas draftit përfundimtar të Venecias, nuk donin të bëhej publik

by Aalison Pearse Stevens
28/02/2016 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy partitë kryesore politike zgjodhën të flasin për gjithçka, por jo për reformën në drejtësi. Mesa duket, palët kërkojnë të fitojnë sërish kohë, derisa të përshtasin një qëndrim përfundimtar, nëse ato janë të gatshme të nisin dialogun politik.

“Unë sot jam në Partinë Socialiste për reformën në parti. Për reformën në drejtësi, nesër në Kuvendin e Shqipërisë”, i është përgjigjur Fatmir Xhafaj pyetjes së gazetares së TCH.

“Edi Rama po sfidon çdo ditë qytetarët e vendit dhe të ardhmen europiane, duke refuzuar pastrimin e politikës nga krimi, e duke zgjedhur të ndajë pushtetin me banditë, trafikantë e vrasës”, është shprehur Enkelejd Alibeaj.

Burime të tjera në Partinë Demokratike thonë se, deri tani nuk ka asnjë reflektim për dialog nga Partia Socialiste dhe, në këto rrethana, opozita do të vazhdojë me axhendën e saj të marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin.

Kjo situatë është krejt e ndryshme nga ajo e dy muajve më parë, kur u publikuan rekomandimet paraprake të Komisionit të Venecias dhe dy partitë e mëdha nxituan të bëjnë komente entuziaste.

“Kjo është harta e rrugës dhe Partia Demokratike zotohet që t’i përmbahet pikë për pikë rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha në fund të vitit të kaluar Lulzim Basha, kreu i PD-së.

“Kaluan shumë kohë duke pritur që të ndahej treni. Tani hipën vet në tren dhe ky është një lajm shumë i mirë i fundvitit”, ka thënë Rama gjatë së njëjtës kohë.

Tani, një ditë pasi mediat, përfshirë edhe Top Channel, publikuan draftin përfundimtar të “Venecias”, dy partitë kryesore heshtën.

Burime i thanë televizionit Top Channel se, as Partia Socialiste, as Partia Demokratike nuk kanë qenë të interesuara për publikimin e këtij raporti, i cili vë në dyshim edhe investimin dypalësh amerikan në këtë reformë.

E vetmja heshtje që vlen flori, duket se është ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Të dyja vërejtjet kryesore të saj janë marrë parasysh nga raporti i rekomandimeve të “Venecias”, shkruan TCH.

Next Post

Nga CNN te 'Hot Girls', ja çfarë ndjek në Instagram Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In