• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partitë kur duan, ia arrijnë të bashkëpunojnë”, Ambasadori britanik flet për Reformën Zgjedhore: Problemi real është koha…

by A R
06/05/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka qenë aktiv për të inkurajuar palët në realizimin e Reformës Zgjedhore.

Në një intervistë për Top Channel ai thotë se këshilli politik, i kësaj reforme nuk e ka përfunduar ende misionin dhe duhet ti rikthehet punës. Ambasadorin Norman e intervistoi gazetari Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Zoti Ambasador cili është vlerësimi juaj për punën e bërë deri më tani me Reformën Zgjedhore?

Ambasadori Norman: Mendoj se pati në fillim të mirë. Ishte nga ato çështjet kur për herë të parë të gjitha partinë bisedonin bashkërisht duke i bashkuar ato. Progresi është i qëndrueshëm dhe pati ecje përpara. Por fatkeqësisht situata më Coronavirus bëri që gjërat të ndalonin pikërisht atëherë kur ishte bërë gjysma e punës. Ajo që duhet të ndodhë është përfundimi kësaj pune dhe reforma të përfundojë e kështu Shqipëria të avancojë mëtej.

Muhamed Veliu: Ju dhe kolegët tuaj ambasadorë po bëni një presion pozitiv tek partitë politike në Shqipëri për këtë reformë. Çfarë i keni kërkuar konkretisht atyre?

Ambasadori Norman: Kërkesa është e thjeshtë. Ne duam të shikojmë këtë reformë të përfunduar dhe të zbatueshme sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Kjo është gjëja e parë e kësaj pakete. Ne dëshirojmë përfundimin e reformës me qëllimin final zbatimin në zgjedhjet e ardhshme vitin tjetër.

Muhamed Veliu: Ambasador cila është pikëpamja juaj për këshillin politik të kësaj reforme, a e ka përfunduar misionin apo është e nevojshme të vijojë puna e bërë deri më tani?

Ambasadori Norman: Në këndvështrimin tim puna e askujt nuk ka përfunduar për aq koha sa kjo reformë në vetvete nuk ka përfunduar. Ka vend ende për rolin e rëndësishëm të partive politike në të gjithë këtë pasi reforma zgjedhore kërkon gjithë-përfshirje deri në përfundimin e saj, në mënyrë që të kemi zgjedhje të suksesshme në Shqipëri vitin që vjen.

Muhamed Veliu: Nga këndvështrimi juaj cilat janë problemet më madhore që po ndeshet kjo reformë?

Ambasadori Norman: Problemi është koha dhe është një problem real pasi vitin që vjen mbahen zgjedhje, keni edhe procesin e zgjerimit me BE që ka rëndësi parësore për Shqipërinë. Duam të shikojmë që partitë politike shqiptare vendosin në plan të dytë interesat e duke dhe vendosin në plan të parë interesin e Shqipërisë duke finalizuar këtë reformë, duke patur zgjedhje të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse vitin që vjen sikurse Shqipëria të hedh hapin e radhës drejt BE.

Muhamed Veliu: A mendoni se ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për komisionin parlamentar në pasjen e një drafti final për këtë reformë dhe çuar në parlament, deri në Qershor ku përfundon mandati këtij komisioni?

Ambasadori Norman: E gjitha lidhet me vullnetin politik. Gjatë këtyre katër viteve që unë jam në Shqipëri kam parë se kur partitë politike në mënyrë të vërtetë duan të bëjnë diçka është e jashtëzakonshme ajo që arrihet. Tani është koha që partitë politike të vendosin interesin kombëtarë në plan të parë duke përfunduar një set reformash në kohë.

Next Post
Do fusnin kokainë nga Amerika Latine në Angli, arrestohen dy shqiptarët

Do fusnin kokainë nga Amerika Latine në Angli, arrestohen dy shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In