• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partitë janë kazerma politike”, Topi “zbutet” me Bashën: Rama po tenton t’i mbajë në lojën e tij

by Ardit Rada
23/09/2020 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa debati politik po zien për hapjen e listave dhe koalicioneve, ish-presidenti dhe politikani Bamir Topi thotë se partitë politike po bien në lojën e kryeministrit Rama.

Edhe pse me një gjuhë shumë herë më të zbutur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, Topi thotë se partitë janë si kazerma politike.

Ndërkohë, ai thotë se kultura demokratike e popullit shqiptar është e mjerueshme ndaj dhe sipas tij nuk vjen rotacioni.

Topi: Të diskutohet vetëm për lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë të trregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm  realisht por edhe politikisht duket sikur Edi Rama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën e tij.

I ftuar në Rtv Ora, Topi shmang komentin mbi të qënit gati apo jo të PD-së për të garantuar një rrotacion pushteti në zgjedhjet e 25 qershorit.

Topi: Nuk e përcaktoj unë janë gati nuk janë gati, e përcaktojnë rregullat e lojës dhe ndjesia e njerëzve. Por nuk ka rregulla loje dhe ndjesia e njerëzve është mëse e çuditshme që ka të bëjë me nivelin e kulturës demokratike të popullit tonë.Niveli i kulturës demokratike i popullit tonë është i mjerueshëm. E shoh tek të ashtuquajturit intelektualë, janë të përdorshëm, përdoru këtu, përdoru atje.

Nivelin e ulët të kulturës demokratike dhe përqëndrimin e pushtetit në pak duar e sheh edhe si arsye të “vrasjes së shpirtit të protestës”.

Topi: Si mund të reagosh sot kur të gjithë jetojnë në syrin e Big Brother? Është një vend i vogël ku akumulimi i pushtetit është në pak duar dhe totalisht e kontrollueshme. Ky vend ka probleme të mëdha me kulturën demokratike dhe drejtësinë.Partitë politike janë kazerma politike.

Një urim ditëlindje i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë për ish-liderin historik të PS-së Fatos Nano u shoqërua jo me pak reagime.

Vetë Bamir Topi e sheh këtë si nevojë të Ramës, pasi siç thotë ai, Nano edhe pse ka ikur nga politika ka lënë njerëzit e tij pas.

Topi: Dihet se pse e ka bërë, ndoshta i duhet. Nano nuk është pa kontigjentët e tij në politikë. Ka qenë një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare. Njerëzit me kalimin e kohës bëhen edhe nostalgjikë, kanë pakënaqësi për atë që është sot se nuk i ka trajtuar siç i ka trajtuar ai tjetri. Nano me sa e njoh unë si natyrë është njeri liberal, i papërkushtuar për të bërë keq. Ndonëse i ka takuar një kampi tjetër, kam ditur ta vlerësoj si politikan, qytetar dhe njeri liberal.

E ndërsa ndau këto konsiderata për Fatos Nanon, Bamir Topin kur e pyet se cilin politikan do të veçonte si më të mirin, por parë me sytë e qytetarit, e ka të pamundur të japë një emër.

Topi: Do më duhet të mendohem disa orë për të gjetur një që relativisht dallon mbi të tjerët. Janë pjesë e një mjedisi që pak a shumë kanë infektuar njëri-tjetrin.Nuk më intereson sa kohë rri në pushtet ti apo tjetri. Problemi është çfarë produkti po i jep këtij vendi. Por këtu nuk është se nuk ka njerëz por këta njerëz që do ti duheshin politikës sot janë më inteligjentët dhe nuk përfshihen sepse përpjekja mund të jetë shumë e madhe dhe zhgënjimi shumë i madh.

Por veç halleve politike që këtij vendi nuk i kanë munguar kurrë për hir të së vërtetës, shqetësimi madhor i momentit mbetet shëndeti, dalja me sa më pak pasoja nga pandemia e koronavirusit.

Topi: OBSH është në një krizë sepse janë në influencën e shumë informacioneve, mesa duket edhe influenca politike.Virusi nga pranvera deri tani ka një ndryshim, ka një mutacion. Nuk e dimë nëse përfundon këtu. Është shumë e panjohur situata që do të vijë në dimër.

/e.rr

Next Post
Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online

Shembuj opozitarësh etikë që PD nuk i sheh, por që kanë sukses online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i ri britanik mes aleancës me SHBA dhe interesave kombëtare, mesazh i fortë për Trumpin

Kryeministri i ri britanik mes aleancës me SHBA dhe interesave kombëtare, mesazh i fortë për Trumpin

July 26, 2026
Seancë plenare, protestë para Kuvendit dhe masa sigurie, çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë?

Seancë plenare, protestë para Kuvendit dhe masa sigurie, çfarë pritet të ndodhë nesër në Tiranë?

July 26, 2026
Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

Kujdes nëse udhëtoni nesër drejt Greqisë! Pezullohet përkohësisht lëvizja e automjeteve në katër pika kufitare me Shqipërinë (Oraret)

July 26, 2026
VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

VIDEO/ Zjarr i madh në Pyllin e Sodës, tymi mbulon qytetin! Pesë vatra aktive rëndojnë situatën në Vlorë

July 26, 2026
Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

Zyrtare/ Champions League hap siparin, 36 klube në garë për trofeun që mbron PSG

July 26, 2026
VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

VIDEO/ Era ‘trazon’ detin, autoritetet ngrenë flamurin e kuq në plazhet e Vlorës!

July 26, 2026
Kur “Besa” hyn në qeveri

Kur “Besa” hyn në qeveri

July 26, 2026
Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

Alarm në Kongo, Ebola del jashtë kontrollit!

July 26, 2026
Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

Zjarret pranë Madridit, Sánchez: Kemi bërë përparim, por rreziku mbetet i lartë

July 26, 2026
Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

Shqipëria përshpejton negociatat me BE-në, Hoxha: Progresi erdhi falë punës

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In