• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Partitë euroskeptike përgëzojnë britanikët dhe kërkojnë referendume

by A R
24/06/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marine Le Pen, liderja e Frontit Kombëtar, partisë euroskeptike të Francës si dhe një kritike e vjetër e Bashkimit Evropian, është gëzuar akoma pa dalë rezultati përfundimtar i votimit.

Mbrëmjen e referendumit britanik, Le Pen është fotografuar nga nënkryetari i partisë, Florian Philippot duke valëvitur flamujt francezë dhe britanikë.

Sot në mëngjes , kur rezultatet e para treguan se votat Leave kryesonin ajo deklaroi “Fitore e lirisë! Ashtu siç kam bërë thirrje për vite të tëra, tani duhet ndërmarrë një referendum i tillë në Francë dhe në vendet e BE-së”.

Mbesa e Le Pen, Marion, një anëtare 26-vjeçare e parlamentit dhe mbesa e themeluesit të Front National, Jean-Marie Le Pen, e deklaroi një fitore referendumin duke shtuar “nga Brexit në Frexit: Tani është koha për të sjellë demokracinë në vendin tonë. Francezët duhet të ketë të drejtën për të zgjedhur”.

Fronti Kombëtar i Francës, një nga partitë më të shquara euroskeptike në Evropë që pritet të fitojë zgjedhjet  presidenciale të vitit të ardhshëm, ka parë mbështetje në rritje për platformën e saj.

Ata nuk janë të vetmit.

Në të gjithë bllokun, liderët e partive me rezerva ndaj Bashkimit Evropian përshëndetën vendimin e Britanisë së Madhe dhe bënë thirrje për këtë nismë në vendet e tyre ose për të ndërmarrë ndryshime të mëdha.

“Britania po i tregon Evropës rrugën drejt të ardhmes dhe lirisë. Është koha për një fillim të ri duke u mbështetur në forcën dhe sovranitetin tonë si për BE-në ashtu edhe për Holandën”, deklaroi Geert Wilders, udhëheqësi i Partisë holandeze për Liri (PVV).

Sipas sondazheve të fundit, PVV është forca më e madhe politike në vend.

“Ne duam të jemi në krye të vendin tonë, të vetë parave tona, kufijve tanë si dhe politikën tonë të imigracionit. Nëse bëhem kryeministër, do të ketë një referendum në Holandë për të lënë Bashkimin Evropian. Le të vendosin holandezët”, tha Wilders.

Norbert Hofer, ish-kandidati i Partisë euroskeptike të Lirisë së Austrisë (FPO), shkruan në Twitter se, “në ditët e ardhshme ne do të kuptojmë qëllimin e vërtetë të këtij vendimi”.

Hofer humbi zgjedhjet e fundit presidenciale në Austri me një diferencë shumë të ngushtë ndaj rivalit, Alexander Van der Bellen.

Gjatë një takimi të krahut të djathtë të partive populiste javën e kaluar në Vjenë, udhëheqësit paralajmëruan se votimin britanik Leave me shumë ngjasa do të çojë në referendume të tjera.

Udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache, Marine Le Pen, së bashku me përfaqësues të Alternativa për Gjermaninë (AFD), Lega Nord e Italisë, lëvizja holandeze Vlaams Belang dhe Liria Çeke si edhe partia  ”Demokracia së drejtpërdrejtë” thanë se dëshironin të ndërtonin një aleancë për të ndryshuar BE-ja nga brenda.

“Urime për britanikët. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre”, shkruan në një postim në Facebook Kristian Thulesen Dahl, udhëheqës i Partisë së Popullit, partia euroskeptike daneze.

“Rezultati është i qartë: BE-ja ka nënvlerësuar plotësisht skepticizmin e njerëzve. BE-ja ka marrë shumë pushtet nga shtetet kombëtare dhe tani po paguan çmimin”, shton ai. (java /r.a)

Next Post

Brokoli ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In