• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partitë e vogla të opozitës: Duam ndryshim të sistemit zgjedhor!

by Java News
25/04/2019 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë aleate historike të Partisë Demokratike të cilat  I kanë qëndruar konsistent  marrëveshjeve me PD në opozitë, PR, PDK, PAA, LZHK, PBDNJ, organizohen në një forum të përbashkët për zgjedhje të lira.

Krerët e të 5 partive, në koalicion me Partinë Demokratike; Fatmir Mediu i PR;  Agron Duka i PAA; Nard ndoka i PDK;Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, përmes krijimit të Grupimit të Qendrës së Djathtë (GQD), synojnë arritjen  dhe imponimin e standardeve demokratike në zgjedhje.

PR, PAA, PDK, LZHK, PBDNJ janë dakortësuar për të zhvilluar veprimtarinë e tyre si një forum i përbashkët dhe në përputhje të plotë me platformën politike të pranuar dhe nënshkruar si marrëveshje e tyre me  PD.

Ky akt u formalizua  në Tiranë gjatë një takimi me strukturat e 5 partive dhe ka si synim unifikimin e qëndrimeve të PR, PAA, PDK, LZHK e PBDNJ,  në kërkesat që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.

Të 5 partitë e Grupimit të Qendrës së Djathtë, në këtë takim unifikuan qëndrimin e tyre për sa i përket sistemit zgjedhor dhe kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke propozuar modelin e listave të hapura. Përmes këtij ndryshimi, kryetarët e këtyre forcave politike bien dakord se: garantohet që vota e qytetarëve shkon tek kandidatët që ata duan dhe jo tek kandidatët që paracaktojnë liderët e partive politike.

“Partitë tona, në të njëjtën linjë edhe me aksionin opozitar janë bashkë jo vetëm në betejën kundër krimit dhe korrupsionit zgjedhor, por edhe keqqeverisjes së Rilidnjes. Në të njëjtën linjë me kërkesën e opozitës së bashkuar, ky forum i unifikuar politik për “Zgjedhje Të Lira” është në betejën e hapur politike kundër Rilindjes dhe i vendosur në kërkesën për zgjedhje me standarde demokratike pa Edi Ramën  kryeministër”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 5 partive.

Takimi i parë i Tiranës do të vijojë me të njëjtin format në të gjitha qarqet e vendit, ku në bazë të strategjisë së përbashkët politike dhe komunikative me opinionin publik do të trajtohen të gjitha temat që janë prioritet i aksionit opozitar.

/a.meta

Next Post
Raporti i KE, rrezikohet tkurrja e investimeve të huaja

Brukseli: Shqipëria progres me reformën në drejtësi, me rëndësi themelimi i SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

July 2, 2026
U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

July 2, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

“Jashtëzakonisht zhgënjyese”, pse Haga shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së

July 2, 2026
Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

July 2, 2026
“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

July 2, 2026
Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

July 2, 2026
Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

July 2, 2026
“Epsteini” ynë

“Flamingot” si fëmijë politikisht të padëshiruar të Berishës

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In