• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partitë e bizneseve, që kërkojnë pushtetin

by Artur Ajazi
04/11/2020 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sistemi politik në një vend demokratik, kërkon partneritet, dialog, bashkëpunim, dallime për problematika të ndryshme të interesit të përgjithshëm, të interesit kombëtar, pasi forcat politike duhet të bashkëpunojnë, ky është kushti. Por me një pjesë të klasës politike që ka sot Shqipëria, shpesh kjo duket diçka e pamundur, pasi i mungojnë parimet themelore. Në pothuajse çdo vend kryesisht postkomunist, janë larguar nga politika dhe qeverisja figurat e fillimit të tranzicionit, duke mundësuar ndërrimin e elitave, ndërkohë që tek ne vazhdon e njëjta situatë. Dhe kjo ndodh akoma në Partinë Demokratike. Mbi 80 per qind e asaj partie, janë figura të konsumuar politikisht, të cilët e kanë kthyer në biznes forcën e tyre politike.

Ky natyrisht mbetet shembulli më i keq edhe për ata që hynë nga dritarja dhe jo nga dera në skenën politike. Në rast se Sali Berisha ishte në vitet ’90 në krye të një partie e cila natyrisht ka rolin e saj në tranzicionin e gjatë politik, duket se roli i tij nuk është zbehur, por përkundrazi është rritur pavarsisht se sot kemi një tjetër kryetar PD-je. Kjo forcë politike, ka kohë që është kthyer dhe po trajtohet si biznes jo vetëm nga Berisha, po edhe nga zoti Basha, i cili nuk rresht së kërkuari shqiptarëve për të mos ju bindur qeverisë Rama, dhe kërkon rikthimin në pushtet. Edhe pse ai u bën thirrje shqiptarëve “të rrëzojmë shtetin e krimit, shtetin e mafias, shtetin e hajdutëve”, sërish ai nuk ndalet nga së bëri biznes me partinë për interesat e tij, duke u bërë i pabesueshëm.

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të fortë dhe imponues kur kanë qenë të bashkuar, duke lënë jashtë parti politike manipulante. Pak ditë më parë Monika Kryemadhi, kryetarja e një partie tjetër të kthyer në biznes, kërcënoi kryeministrin Edi Rama, duke I treguar atij “tritolin njerësor në 25 Prill 2021”. Sa qesharake. Por çfarë konstatohet, kur shikon se nga njëra anë është Monika ka një marrëveshje për një “aleancë opozitare me PD”, dhe nga ana tjetër nuk lë pas dore pazaret e saj, të mbrojtura politikisht nga partia që drejton. Pavarsisht se ka një marrëveshje me Lulzim Bashën për zgjedhjet e reja, duket se kryetarja e biznespartisë (LSI) nuk ngurron të bëjë rolin e “të fortit” ashtu si bashkëshorti saj Meta.

Qysh nga dita e krijimit e deri sot, LSI mbetet biznespartia e intrigave të politikës, të cilat nuk po mungon t’ja “punojë” edhe Lulzim Bashës pas shpine. LSI-ja , mbetet biznespartia e cila nuk mund të mbijetojë pa bërë pazare me cilëndo forcë politike, e cila garanton mbijetesën dhe synimin e saj për të marrë pushtet. Eshtë fakt se marrëveshja Rama-Basha para zgjedhjeve të 2017, krijoi dinamikë dhe mentalitet tjetër, dhe të mos harrojmë se gjatë asaj fushate Lulzimi e sulmoi ashpër biznespartinë e Monikës, ndërsa kur humbi thellë , u bashkuan sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Çfarë i bashkoi, natyrisht pazaret, nga ku sërish ato do ti ndajnë edhe pas 25 Prillit 2021. Pothuajse të gjitha partitë opozitariste, janë klienteliste, por karakteristikë të veçantë e kanë PD dhe LSI.

Biznespartitë që prej 8 vitesh qeverisje, u financua nga përqindje tenderash publikë, lejesh ndërtimi, nga liçensimet e paligjshme , nga punësimet e paligjshme, duke humbur shumë nga vota popullore, votë e cila rikonfirmoi sërish në pushtet PS e Edi Ramës në 2017. Eksperianca politike e shumë vendeve me demokraci të qëndrueshme, ka treguar se kthimi i partisë në pazare biznesesh personale dhe familjare, ka një destinacion të sigurtë, dështimin me turp të asaj kaste politikanësh, që erdhën si të rastësishëm, dhe do të largohen si tranzitorë nga skena politike.

Next Post
Rritja e shifrave me COVID-19, Kosova shton numrin e “bluzave të bardha” hapet dhe një spital tjetër për pacientët e infektuar

Shifra tragjike nga Kosova: 9 të vdekur dhe 546 infektime të reja në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

November 12, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!

November 12, 2026
I dënuari në burgun e Fushë-Krujës kërcënon drejtorin dhe sekretaren: Do iu vë bombën

Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!

November 12, 2026
“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj europian! Raportet BE-SHBA…

November 12, 2026
VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

November 12, 2026
Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

November 12, 2026
Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In