• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partinë Demokratike e dërrmoi berishizmi

by Mero Baze
12/05/2025 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Partia e Sali Berishës nuk është thjesht një parti e mundur. Ajo është dërrmuar. Përveçse ka dalë e shkatërruar nga pikëpamja elektorale, ajo i ka dhënë kundërshtarëve të saj mundësinë të arrijnë një shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, drejt 84 mandateve, duke e bërë PD të parëndësishme në çdo proces që kërkon konsensus politik, përfshirë ndryshimet e ligjeve te cilësuara apo të Kodit Zgjedhor.

Në debatin për dërrmimin e kësaj partie, është e kotë të merresh me njerëz që përpiqen të shpikin arsye përtej berishizmit. Ata ose duhen trajtuar si budallenj, me të cilët nuk ia vlen të bisedosh, ose si njerëz të ligj që e urrejnë në thelb Partinë Demokratike dhe iu ka mbetur halli vetëm si ta mbajnë në këmbë kufomën e Sali Berishës.

Ish-Partinë Demokratike e mundi berishizmi. Dhe nuk e mundi më 11 maj 2025. Ajo pësoi goditjen finale nga vetë rikthimi i Berishës në PD më 19 maj 2021 — ditën kur nisi sulmi i tij mbi partinë që kishte drejtuar dikur, pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Ajo që nisi si “luftë për demokraci të brendshme”, përfundoi në një uzurpim personal, duke e kthyer PD-në në një armë kundër vetë Perëndimit që dikur e mbështeste.

Ripushtimi i PD nga berishizmi ndodhi si një hordhi otomane, që përdori anëtarësinë si ushtri personale për të mbrojtur “sulltanin” nga drejtësia ndërkombëtare. Ky ripushtim riktheu në PD të gjitha plagët e vjetra, të marra që nga themelimi dhe të thelluara gjatë sundimit 35-vjeçar të Sali Berishës.

Të gjitha simptomat e degradimit u shfaqën më qartë se kurrë në këtë fushatë.

Shfaqja e parë e dhimbshme ishte përdorimi i të gjithë strukturës së opozitës për të larë mëkatet e Berishës. 6 milionë dollarë të deklaruara publikisht dhe disa herë më shumë të padeklaruara janë paguar në mënyrë jotransparente për të amnistuar moralisht Berishën nga historia e tij anti-amerikane.

Përmes teorive konspirative dhe fushatave të turpshme, u tentua të bindet opinioni se SHBA mund të blihej. Vendi simbol i demokracisë botërore u paraqit si një sistem ku mund të lahen mëkatet përmes lobimeve të paguara nga para të pista, pikërisht për atë korrupsion që ishte arsyeja e sanksionit.

Pasuan manovrat qesharake për të bindur shqiptarët se “non grata” ishte hequr, se Berisha mund të udhëtonte në SHBA, e më tej, iluzione të udhëhequra nga një “strateg” amerikan që, me sa duket, nuk kuptoi ku kishte ardhur. Ky diskurs e kthente Sali Berishën në një figurë qesharake dhe të vetëkompromentuar.

Tani jam gati t’ia paguaj unë biletën për në SHBA kur të dojë, por realiteti është që nuk ka vizë — as ai, as gruaja, as vajza, as djali. E gjithë kjo e paraqiti partinë e tij si një turmë injorante që rendte pas hallit të një plaku të lig, i cili mendonte se çdo mëkat lahet me para.

Elementi më i frikshëm që u kujtoi shqiptarëve kush është partia e Berishës, ishte dhuna si identitet politik. Kudo ku ata shfaqën dhunë, patën përmbysje nga bastionet e tyre.

Në Dibër, për shkak të akteve të dhunës të Xhelal Mziut, ku ai goditi fizikisht kundërshtarët dhe mbajti rrugët peng, PS përmbysi rezultatin. Nga Qark fitues i PD, u kthye në Qark fitues i PS.

Në Lezhë, PD humbi një bastion për shkak të sjelljes agresive të Gjin Gjonit, që priste rast të rrihej me qytetarët dhe përfundoi nën hetim. Nga 4 me 3 për PD me tendenca normale 5 me 2, u kthye në 4 me 3 për PS.

Në Devoll, bastion tradicional i PD, rezultati u përmbys për shkak të deputetit që sulmoi shoferë kamionësh dhe u soll si gangster.

Në Elbasan, ku PS merrte 8 mandate, një drejtues i PD deklaroi se “do hante të gjallë socialistët”, dhe PS përfundoi me 10 mandate.

Në Vorë, sjellja e Flamur Nokës që tërhoqi zvarrë komisionerët në mëngjesin e votimit, shkatërroi në mënyrë spektakolare gjithë imazhin e PD-së në opinion publik, duke bërë dëm dhe përtej Vorës.

PD u shfaq sërish si një parti e pagdhendur, arrogante, dhunuese — një etiketë që ajo përpiqej ta linte pas, por që vetë Berisha vendosi ta shpalosë në gjithë thellësinë e saj.

Së fundmi, berishizmi e mbyti PD-në përfundimisht kur e ripushtoi në emër të “demokracisë së brendshme” dhe “luftës ndaj Lulzim Bashës”. Primaret u kthyen në një farsë. Ata që garuan me besim u flakën nga listat e sigurta dhe u shtynë në zona ku nuk kalonin dot pragun. Lista përfundimtare e kandidatëve doli nga zyra e djalit të Sali Berishës, ku ose paguaje, ose bëheshe ushtar.

Në fund, Berisha vjen si humbësi më i madh në historinë e PD-së dhe deklaron se nuk do të largohet, përveçse “kur ta marrë Zoti”.

Ripushtimi katër vjeçar nga berishizmi është cikli fatal i vdekjes klinike të Partisë Demokratike. Mos fyeni inteligjencën e shqiptarëve duke shpikur arsye të tjera për këtë fund. Ish-PD u mbyt nga instinktet inçestuale të Sali Berishës — një njeri që më mirë pranon ta përdhunojë vetë PD-në, sesa ta shohë të jetojë pa të.

Mos fyeni demokratët duke i quajtur fajtorë për humbjen. Kundër PD-së kanë votuar vetë demokratët. Socialistët kanë marrë po ato vota që kishin. Revolta e demokratëve ndaj Sali Berishës është ajo që e ka dërrmuar.

Mos i quani injorantë — injorantët janë ata që e shndërruan PD-në në një karikaturë politike të pakorigjueshme.

Demokratët e lirë po provojnë tani frytet e betejës së tyre. Shikoni kush ka dalë më i votuar në PD, për të kuptuar kë duan demokratët dhe kë do berishizmi për ushtarë. Demokratët që e identifikojnë veten me berishizmin, janë duke qarë mbi kufomën politike të Sali Berishës. Dhe bashkë me të, mbi varrin e një partie që mund të kishte qenë shpresë.

Next Post
Në 22 bashki mbyllet numërimi, Celibashi: Partitë të ndryshojnë me turne numëruesit, nuk lejojmë vonesa

Në 22 bashki mbyllet numërimi, Celibashi: Partitë të ndryshojnë me turne numëruesit, nuk lejojmë vonesa

Comments 1

  1. L.Xh says:
    9 months ago

    I vdekur,
    i pa kallur,
    qaj nëno,
    qaj moj bijë,
    Salinë e kamë djalë,
    Berishën e ka bilë…..
    Na ishte një herë, një Parti Demokratike në Shqipëri që më 11 maj 2025, kaloi në koma dhe më 12 maj 2025 u shpall e vdekur.I përjetshëm qoftë kujtimi i sajë….
    Amin.

    Ps
    Se harrova.
    PD të bëhet gati të dorezojë zyrat e SHQUPIT, sepse nuk i duhen më me aq elektorat sa ka sot, dhe do ti kethehen perseri Min.Mbrojties.
    PD do të shkojë me zyra në Paskuqan, në fund të bulevardit të ri.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In