• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partia u pastrua nga tradhtarët”, Këshilltarët e LSI bashkohen me PS në Gjirokastër

by Java News
30/05/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijojnë suprizat politike në Bashkinë e Gjirokastrës, aty ku së fundmi koalicioni PD-LSI ka marrë një tjetër goditje në mbledhjen e ditës së sotme.

Dy këshilltarë të LSI-së, Vjollca Koko dhe Monda Kllapi vendosën të qëndrojnë në mbledhje duke bashkuar votat me PS-në për shkarkimin e kryetares së këtij këshilli, Mimoza Çomo, e cila u zgjodh disa javë më parë si përfaqësuese e PD-së.

17 këshilltarët e pranishëm në mbledhje zgjodhën në krye të këshillit, mjeken Vjollca Koko, e cila është përfaqësuese e LSI-së në Këshillin Bashkiak.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSI-së në Gjirokastër që e cilësojnë zhvillimin e sotëm si shenjë e demokracisë brenda partisë.

Më poshtë reagimi i plotë i LSI Gjirokastër:

DEKLARATË

Lsi Gjirokastër, e qartë në misionin dhe vizionin e saj, ka treguar gjatë gjithë kohës maturi dhe qetësi përkundër sulmeve që i janë bërë pa ndërprerje.

Kjo parti, pavarsisht shpifjeve që hapen vazhdimisht ndaj saj për shkak të frikës që kanë “të mëdhenjtë”, ka ditur të ruajë orientimin dhe i ka qëndruar besnike qëllimeve të veta.

Një nga arsyet se përse qëndron kaq fort përballë partive të tjera që e rivalizojnë është se në ndryshim nga ato, LSI i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të demokracisë brenda saj.

Tek LSI mendimi ndryshe do të thotë zhvillim. I tillë ishte edhe rasti i ngjarjeve të fundit në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër ku dy këshilltare përfaqësuese të LSI kanë marë një venfim personal për të mos mbështetur shumicën e grupit të këshilltarëve të LSI.

E kuptojmë perceptimin e komunitetit se shumica e vendimeve që merren në parlamentin e qytetit merren në zyrat e partive por në rastin tonë njerëzit janë të lirë në vendimet e tyre dhe kjo nuk do të thotë aspak se ato janë larguar nga përfaqësimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nuk është aspak serioze që një herë na akuzojnë se ju bëjmë presion këshilltarëve pastaj akuzojnë këshilltarët që veprojnë ndryshe nga ajo që presin si tradhëtarë.

Përfundimisht znj. Koko dhe Kllapi kanë vepruar sipas vendimit të tyre personal duke marë pjesë dhe duke votuar në një mbledhje që lë dyshime për legjimitetin e saj, pra nuk kanë vepruar sipas një vendimi politik, por kjo nuk i përjashton aspak nga LSI.

Ato janë dhe ngelen përfaqësueset tona. Ka ardhur koha të mësohen të gjithë me demokracinë brenda partise. Urojmë që këtë demokraci të kenë edhe partitë e tjera.

Nga LSI kush ishte për tu larguar, u largua, partia u pastrua dhe në vazhdim ne po rritemi sepse rreth nesh po afrohen ata që besojnë në parimet tona. /b.d

Next Post
Zbulohet oferta “faraonike” e PSG, nëna e Ronaldos: Më pëlqen Manchesteri…

Zbulohet oferta "faraonike" e PSG, nëna e Ronaldos: Më pëlqen Manchesteri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Shtrenjtimi i karburanteve, Braçe paralajmëron: Çmimet e vendosura nga karteli, jo tregu

March 16, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In