• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia që nuk rrëzon dot një kufomë të gjallë

by Mero Baze
20/02/2024 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Protesta e paralajmëruar e 20 shkurtit si shpresë e fundit për mbijetesë politike e dha sinjalin e saj. Mungesa e mbështetjes për një proteste e cila synon të ngrejë mitin e një politikani të korruptuar dhe dhunues të demokracisë, është një mesazh i qartë, se 20 shkurti që ka rrëzuar një shtatore bronzi, nuk mund të përdoret për të ngritur statuje rëre për politikanë që duhet të ishin harruar nga historia.

20 shkurti është dita simbol e rrëzimit të kultit të individit në politikën shqiptare. Partia që hyri në jetën politike të këtij vendi pikërisht me këtë gjest simbolik, pas 33 vitesh mblidhet sërish, tanimë jo për të rrëzuar kultin e individit, por për të mbajtur gjallë kultin e një kufome politike, e cila po mban peng demokracinë shqiptare prej 33 vitesh.

33 vjet pas rrëzimit të një busti bronzi të Enver Hoxhës, opozitarët e Shqipërisë, mblidhen si shoqata e “Vullnetarëve të Enverit” të mbrojnë një kufomë politike dhe të mbajnë gjallë mitin e një politikani që është sanksionuar si minues i demokracisë, si familje hajdutësh, që kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar, dhe si shantazhues të drejtësisë.

Të kujtosh 20 shkurtin me motivin që të mbash në këmbë Sali Berishën, është fyerja reale që i bëhet ditës simbolike të rrëzimit të mitit të diktatorëve.

Më 20 shkurt opozita shqiptare ka rastin të bindë shqiptarët se është ajo opozitë e vitit 1991 kundër idhujve të diktaturës dhe politikanëve që duan të qeverisin nga gjysmë shekulli. Më thjesht, më 20 shkurt ka rastin të “vrasë” Enverin e saj dhe të dëshmojë se është një alternativë e re për Shqipërinë.

Fakti që shumica e opozitës ka braktisur sheshin, është një shenjë e mirë, që tregon se ajo nuk pajtohet me “Enverin” e ri të saj. Por fakti që një pakicë e ka marrë peng institucionin e opozitës, tregon se ata ende nuk e kanë rrëzuar të vdekurin e tyre.

20 shkurti nuk është dita kur vajtohet për një udhëheqës 33 vjeçar, por dita kur ai hiqet zvarrë.

Next Post
Protestuesit hodhën gurë, molotov e shashka në drejtim të Kryeministrisë! Policia shoqëron disa prej tyre

Protestuesit hodhën gurë, molotov e shashka në drejtim të Kryeministrisë! Policia shoqëron disa prej tyre

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Ja, e thua Meto , po kujt ja thua?
    Ata me Berishën janë si “mishi me thua”!?
    Pa të janë të vdekur, të pakallur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

Analiza/ Afrohet fundi i afatit për mbrojtjen e përkohshme, ukrainasit në SHBA përballen me pasiguri

October 3, 2026
“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com