• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Partia që më kandidoi…

by
14/06/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Minxhozi/

Doktor Halim Kosova ka pasur një shkëmbim kurioz pyetje-përgjigjesh pak ditë më parë në emisionin e Ilva Tares, me disa kolegë gazetarë. Ashtu si dhe në rastet paardhëse, për shembull në Top Story, është vënë re një fakt i pazakontë, i cili po kthehet në markën e fushatës së doktor Kosovës në këto zgjedhje. Ky është largimi me çdo kusht, në çdo rrethanë dhe me stoicizëm i tij nga çdo element që e lidh me siglën politike që e kandidon.

Megjithëse u pyet me insistim nga gazetarët rreth marrëdhënieve me Berishën, Bashën, mungesën e tyre në fushatën e tij, lidhjet me PD dhe përzgjedhjen e figurave që merr me vete në takimet me zgjedhësit, ai nuk dha asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë. Përkujdesja ekstreme ju kushtua distancimit nga gjithçka që e ka lidhur dhe e lidh ende me Partinë Demokratike. Për cilindo që dëgjoi me kujdes përgjigjet, Halim Kosova nuk e përmendi kurrë emrin e PD, por u shpreh “partia që më kandidoi”.

Që Halim Kosova ka bërë një fushatë paralele me fushatën zyrtare të opozitës, në përpjekje për të ndërtuar rreth vetes dhe fushatës së tij, një realitet që s’është ai i qyteteve të tjera, por as Parlamentit, i deklaratave të shtypit të PD apo edhe i Facebook-ut të Berishës – kjo është diçka që dihet. Në të njëjtin emision televiziv ai nuk ngurroi madje as të dilte kundër spotit negativ që PD ka prodhuar për kundërshtarin e tij në Tiranë, Erion Veliajn. Ashtu siç doli kundër vendimit të Bashës, dy ditë më parë, kur tha se do të rihapte tregun e ish-uzinës Dinamo, për të cituar një rast konkret.

Nuk është e thënë që ky “univers elektoral paralel” i Kosovës të mos ketë sukses në 21 qershor. Në sensin që të sjellë më shumë vota sesa një fushatë partizane, e ashpër dhe e ngjyer në blu. E sigurtë është se një sjellje e tillë është e kërkuar dhe jo spontane, e kalkuluar dhe jo e rastësishme, e studiuar dhe jo e adoptuar gjatë rrugës.

Halim Kosova e thotë me insistim prej ditësh se nuk është politikan, por menaxher. Megjithëse shumë veta do ta kenë të vështirë të besojnë sesi një ish-ministër dhe ish-deputet nuk është politikan, ose sesi një kandidaturë e një koalicioni në kryeqytet të mund të jetë thjesht një teknicien i pangjyrë, do të ketë nga ana tjetër edhe nga ata që do të bien në kurthin e “të depolitizuarit” që doktor Kosova po ngre prej javësh. Ai e ka kuptuar se vetëm duke hequr Bashën e Berishën nga fushata dhe duke zhveshur aksionin e tij elektoral nga simbolet e partisë që e kandidon, mund të ketë ndonjë shpresë në një garë që duket e humbur që në fillim.

Next Post

FOTO/ Shqiptarja në garë për të pasmet më seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In