• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e Ziadin Selës tërhiqet nga koalicioni qeveritar

by A R
27/12/2017 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë zëvendësministrat dhe funksionarët e tjerë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët që sot do të nisin të dorëhiqen nga postet e tyre, transmeton Express.

Por, ky paralajmërim u bë i ditur mbrëmë nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela në emisionin “200” në Alsat-M.
Sela ka theksuar se është definitive dhe se vendimi i tyre është i qartë se ASH nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Ai tha se gradualisht do të pasojnë dorëheqjet që do ti deponohen kryeministrit Zaev.

“Kjo çështje është përfundimtare pasi që nuk u respektua marrëveshja e koalicionimit”, theksoi Sela.
Sipas ndarjes së kulaçit qeveritar, ASH kishte zv/ministrat e saj në Ministrinë e Jashtme Arta Toçi, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Remzi Memedi dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri, por edhe dorëheqja e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Zulfi Adili.

Po ashtu kjo parti ka pasur drejtorë tek disa drejtori, inspektorate dhe agjenci. Ndër drejtoritë më të rëndësishme, ASH kishte Fondin Pensional, Inspektoratin e punës, por edhe disa agjenci tjera.

Por sipas informacioneve partiake, nga rreth 20 drejtori, vetëm një pjesë e tyre kishin arritur të emërohen, ndërsa pjesa më e madhe vetëm ishte caktuar, por nuk kishin filluar detyrën, për shkak të mungesës së vendimit të Qeverisë. /Expess/a.m.

Next Post
Prokuroria kërkon shenjat e gishtave, deputeti i PDIU: I hapur për çdo hetim, jo lojra politike

Rakipi: Nuk mund të më njollosin, s'kam lidhje me vjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com