• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e tymit…

by Artur Ajazi
10/11/2023 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Tym në 1997, tym në 1998, tym në 2001, tym në 2005, tym në 2011, tym, tym.. Kjo parti duket sikur ka lindur nga tymi, dhe po vazhdon të jetojë me tymin. E turpshme tek shikon i vogli dhe i madhi, deputetë, të mandatuar nga elektorati, të ndezin tymueset, dhe të tallen me gjoja “mbrojtje Kushtetute”, apo dhe profka të tilla si “po vrisni demokracinë, fjalen e lirë, po vidhni ditën dhe natën”. Shqiptarët u mësuan me partinë e tymit.

Nuk mendoj se ka akoma budallenj, të besojnë milionerët, tenderaxhinjtë dhe pasanikët e kësaj opozite. Nuk mendoj, se ka akoma shqiptarë (apo dhe demokratikas) të besojnë se, Berisha, Muli, Bardhi, Salianji, Basha dhe tufa e tyre, të bëjnë gjithçka për “popullin dhe votën e lirë”. Kush e beson akoma se “po erdhi në pushtet Berisha sërish, familjarët dhe klani i tij nuk do të rrinis pasuritë”. Askush. Kjo për faktin sepse shqiptarët kanë 12 vjet e ca, që qeverisen nga Edi Rama, nga një kryeminister që non-stop, merret me punët, problemet, investimet, dhe gjithçka lidhet me premtimet e tij, në të mirë të interesave të vendit. Dhe ka realizuar gjithçka ka premtuar. Sepse shqiptarët po përjetojnë rritjen e pagave, pensioneve, po prekin ndryshimin, po prekin rrugët, rrugicat, parqet, institucionet e reja dhe moderrne, po prekin ndryshimet në gjithçka lidhet me jetën e tyre.

Partia e tymit, kurrë nuk mund të kthejë prapa arritjet e kësaj qeverie, partia e tymit kurrë nuk mund të bëjë pis, investimet në qytete, fshatra, lagjet e tyre, por edhe ato që lidhen me të ardhmen e investimeve stradegjike. Shqipëria, nuk mund të mbetet peng i partisë së tymit, dhe interesave personale të një grupimi “flakadanësh”, që po ndotin sallat, institucionet, rrugët dhe qendrat e qyteteve. E ardhmja e vendit është në rrugëtimin e vështirë të zbatimit të ligjit, dhe jo tolerimin e anarshisë dhe akteve të patolerueshme të dhunës. Partia e tymit, e ka stradegji të vetëm dhunën, shpifjen, akuzat dhe denoncimet e fabrikuara. Partia e tymit, ka 32 vjet që “ndez flakë” vendin, qytetet dhe fshatrat, duke mos kursyer asgjë të arritur dhe të bukur të kësaj toke. Partia e tymit, e ka në “kushtetutën” e saj, dhunën si “mjet demokratik”, për të arritur qëllimin.

Partia e tymit, nuk po arrin të kuptojë skandencën e saj, shkatërrimin substancial të një force politike që po ecën tukurru pas një ish-lideri, që e ka mbyllur me kohë ciklin e tij politik. Partia e tymit, ka mbetur së fundi edhe pa elektorat. Braktisja e asaj force politike edhe nga shumica e anëtarësisë, mbetet një këmbanë alarmi, që po bie fort, por që askush nuk po e dëgjon. Ata shohin dhe dëgjojnë tymueset, flakadanët, Doktorin, dhe asgjë tjetër. Elektoratin kanë vite, që nuk e takojnë, nuk e pyesin dhe nuk e dëgjojnë, ndaj dhe fati i saj është përcaktuar tashmë. Ajo forcë politike (nqs do të quhet kështu edhe pak kohë) fatin e saj e ka lidhur fort me tymin dhe Doktorin.

Next Post
VIDEOLAJM / Estradë edhe në dyert e SPAK, Bektashi hesht para gazetarëve, plasin të qeshurat

Afera 'Partizani'/ Del nga SPAK pas 2 orë e gjysmë ndërtuesi, Fatmir Bektashi

Comments 1

  1. byca says:
    2 years ago

    Partia etymit Baraz partia e tumit

    Reply

Leave a Reply to byca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In