• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partia e re e Bardhit?”/ Minxhozi: Grup pa një lider politik. Zheji: Kanë treguar papjekuri politike!

by Java News
31/01/2024 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Artur Zheji, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC komentoi deklaratat e deputetit Agron Gjekmarkaj i cili tha se nëse nuk arrihet bashkimi i PD, grupi ka të drejtë të mendoje ekzistencën politike të pavarur.

Sipas Zhejit është treguar një papjekuri politike, ndërsa analisti Skënder Mixhozi shtoi se e shesh si një pozicion të zgjedhur për komoditet që mund të kalosh edhe me njërin edhe me tjetrin.

“Nuk e di nëse janë vërtet të vetëshpallur grupi i mesit, por nuk e di përse duhet të rrinë në mes. Kjo dihej që do të ndodhtë kështu. U kuptua përse u larguan nga Basha për karrierat e tyre, po pas kësaj shkëputjeje nga Basha të bashkohesh me Berishën është të sheshosh mundësitë. Gjë që u pa sapo doktori nxorri Berishën dhe ata ikën në grupin e mesit. Mendoj që kemi një papjekuri të madhe politike sepse këta njerëz janë me vizion shumë dritëshkurtër. Si mund të shkojnë tek një ujk si doktori pasi ndahen nga një qëngj si Basha. Kjo është një xhiro në vend, nuk ka ndonjë evolucion”, u shpreh Zheji.

Skënder Minxhozi: Departamenti është marrë shumë me të gjitha ngjarjet shqiptare. Unë them se për këtë grupin e mesit, mund të them se ky është një pozicion i zgjedhur për komoditet dhe mund të kalosh edhe me njëri edhe me tjetrin. Por gafat e tyre kanë nisur që ditën kur kanë vendosur të bashkojnë armët me Berishën. Nëse do të biem dakord që tre PD-të e sotme e kanë zanafillën tek shpallja e Berishës non grata, sepse ajo ishte krisja e parë, mund ta lexojmë si një shtrirje dore ndaj këtij grupi. Ideja është që në një negociatë përveç Flamur Nokës, Paloka e bashkëpunëtor të vjetër, është një numër deputetësh që identifikohen dhe do qëndrojnë me doktorin, por është një grup më i madh ku Bardhi është shpallur si kreu, por në fakt ky grup nuk ka një lider politik.

Ja çfarë deklaroi një ditë më parë në emisionin ”Real Story”, deputeti Agron Gjekmarkaj:

“Ky grup po bën gjithçka që PD të bashkohet dhe i fton të gjithë që të bashkohen rreth idesë që PD duhet të funksionojë si një e vetme. Është në proces bisedimesh me grupin e Rithemelimit dhe shpresojmë t’ja dalim. Unë mendoj që duhet të jetë një bashkim mbi parime. Pra nëse ndodh duhet të ruajë vijat e kuqe të veta, të bashkohet kundër qeverisë. Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme dhe duket sikur e fajin grupi i mesit. Duket sikur opozita po e keqqeveris këtë vend, ne kemi një përgjegjësi, por nuk kemi përgjegjësinë e qeverisë.

Ne duhet t’u dalim për zot përgjegjësive tona. Ka mjaft elementë që nuk kanë ngarkesa nga e kaluara, s’mund t’i akuzosh për asgjë dhe duan të kontribuojnë për një parti të madhe dhe të drejtë, por nëse nuk gjendet modusi për të respektuar diferencat, këto nuanca të ndryshme, atëherë këtij grupi i lind e drejtë të mendoje ekzistencën e vet politike të pavarur. Uroj shumë të mos ndodhë dhe të gjendet konsensus që PD të bashkohet.

Por nëse për një arsye meskine kjo nuk realizohet është e drejtë e këtyre njerëzve të mbeten në politikë të jenë përfaqësues dhe të përfaqësohen pa hyrë në konflikt. Këtë ide ndoshta unë e kam artikuluar më shumë, por edhe kolegë të tjerë e diskutojnë. Nuk përdor termin parti sepse nuk dua të kushtëzoj negociatat dhe as të bëj presion”, tha ai./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

November 28, 2026
Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

November 28, 2026
Republika popullore e protestës

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

November 28, 2026
Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

November 28, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

November 28, 2026
Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

November 28, 2026
114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

November 28, 2026
Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In