• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e Lirisë kundër taksës progresive 23%: Mashtrim elektoral dhe cënim i rendit kushtetues

by E S
01/06/2025 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas vendosjes së taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë në vit, duke e cilësuar këtë masë si një akt politikisht të papranueshëm dhe institucionalisht të dënueshëm.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, tha se qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë politikë fiskale gjatë fushatës së 11 majit, duke mashtruar votuesit dhe duke cenuar besimin mes qytetarit dhe shtetit.

“Vendosja e taksës progresive 23% për të ardhurat mbi 14 milionë lekë vjetore për individë, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, përbën një akt të rëndë politikisht dhe institucionalisht të dënueshëm. Kjo masë nuk është thjesht një ndryshim fiscal, ajo është dëshmi e një qasjeje të rrezikshme ndaj qeverisjes, mungesë transparence, manipulim të opinionit publik dhe përdorim i sistemit tatimor për qëllime afatshkurtra politike.

Fakti që kjo taksë nuk u bë publike gjatë fushatës elektorale tregon qartë se qeveria e ka fshehur qëllimisht këtë politikë për të mos rrezikuar rezultatin elektoral. Ky është një mashtrim i drejtpërdrejtë ndaj votuesve, që rrënon parimin themelor të besimit ndërmjet qytetarit dhe shtetit. Është e papranueshme që pas sigurimit të votës, qeveria të ndryshojë rregullat e lojës ekonomike, duke goditur shtresat që mbajnë mbi supe barrën më të madhe të prodhimit dhe zhvillimit në vend”, tha ajo.

Sipas saj, rikthimi i kësaj takse, e rrëzuar më parë nga Gjykata Kushtetuese, përbën një përçmim të ndarjes së pushteteve dhe një goditje të padrejtë për shtresat që kontribuojnë ndershmërisht në ekonomi.

Memelli i bën thirrje institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë që të reagojnë ndaj këtij precedenti të rrezikshëm dhe kërkon anulimin e menjëhershëm të taksës, duke kërkuar një reformë të re fiskale të drejtë dhe transparente.

“Më tej, ky vendim përbën edhe një përbuzje ndaj rendit kushtetues, duke qenë se forma e mëparshme e kësaj takse është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Rikthimi i saj përmes një akti të njëanshëm, pa një proces të hapur konsultimi, ngre shqetësime serioze për respektimin e ndarjes së pushteteve dhe autonominë e institucioneve të pavarura. Në vend që të luftojë evazionin fiskal dhe të vendosë drejtësi në shpërndarjen e barrës tatimore, qeveria ka zgjedhur të rëndojë më tej mbi ata që deklarojnë ndershmërisht të ardhurat e tyre,sic janë profesionistët, sipërmarrësit, punonjësit me të ardhura të larta, por të justifikuara dhe të tatueshme.

U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë, organeve të mbikëqyrjes kushtetuese dhe gjithë shoqërisë shqiptare që të reagojnë ndaj këtij precedenti të rrezikshëm. Ekonomia shqiptare nuk mund të ndërtohet mbi vendime të fshehta, të njëanshme dhe të diktuara nga agjenda politike afatshkurtra. Kërkojmë anulimin e menjëhershëm të kësaj takse të padrejtë dhe nisjen e një dialogu të vërtetë publik mbi një reformë tatimore të drejtë, transparente dhe që respekton standardet kushtetuese dhe ekonomike të një shteti demokratik”, tha ajo.

Next Post
1 Qershori! Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë takojnë fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse

1 Qershori! Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë takojnë fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In