• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia e Lirisë ‘e prerë’: Edi Rama nuk është më kryeministër! Protesta e 11 shkurtit do të jetë një…

by
04/02/2023 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke komentuar vendimin e Edi Ramës për të bojkotuar Kuvendin dhe përgjigjet lidhur me skandalin “McGonigal”, thotë se “Rama përfundimisht nuk është më kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë, ka refuzuar të përgjigjet dhe të japë llogari duke e bërë këtë veprim me ndërgjegje, hapur dhe publikisht”.

“Edi Rama dhe qeveria e tij, përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një kalbësirë të dekompozuar.

Ndërkohë që SHBA, Senati dhe Kongresi kërkojnë hetim të plotë të gjithë aferës për një drejtor të kundërzbulimit të FBI, në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij në Parlament, ndalojnë Komisionin Hetimor.

Protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur e shkulur mafian nga zyra e kryeministrit, mafia që përfaqësohet personalisht nga Edi Rama. Ndaj cddo shqiptar do të jetë pjesë e asaj proteste pasi nuk ka shqiptar të asnjë lloj bindjeje politike që të pranojë një kryeministër mafioz dhe një zyrë kryeministri të shndërruar në një çerdhe të mafias”, tha Vasili ne nje deklarate per mediat.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Edi Rama përfundimisht nuk është më kryeministër i Shqipërisë, pasi ai ka ndërprerë çdo komunikim më Parlamentin e Shqipërisë, ka refuzuar të përgjigjet dhe të japë llogari duke e bërë këtë veprim me ndërgjegje, hapur dhe publikisht.

Parlamenti i Shqipërisë është institucioni që votëbeson dhe i vetmi që i jep të drejtën kryeministrit që ta marrë dhe ta ushtrojë detyrën si kryeministër. Detyrimi i dhënies llogari para Parlamentit nuk është dëshirë apo qejf por një detyrim i pakëpërcyeshëm kushtetues.

Kushdo kryeministër që e refuzon me ndërgjegje dhe mënyrë të qëllimshme humbet të drejtën për të vazhduar ushtrimin e detyrës.

Edi Rama e ka quajtur Parlamentin, Park Zoologjik dhe ka deklaruar që ka refuzuar dhe do të refuzojë në mënyrë të vazhdueshme Kuvendin dhe debatin me opozitën.

Sot, Edi Rama është e ditur botërisht që është nën akuzë për ‘Shpërdorim e Detyrës’ për ‘Ndikim të paligjshëm të zyrtarëve publikë’ për ‘Minimin mafioz të pluralizmit politik’ dhe për ‘Trafik të paligjshëm influencash’ e ‘Korrupsion’.

Akuza e ngritur në Washington për aferën Mcgonigal i vë vulën rolit mafioz të Edi Ramës në këtë aferë. Edi Rama ka gënjyer publikisht në çdo deklarim publik.

Është pra e qartë që Edi Rama nuk ka folur për çështje rajonale por për të bërë gjithçka për të goditur pluralizmin dhe opozitën si dhe për të përdorur zyrën e kryeministrit për afera korruptive me biznesmenë privat dhe për interes të oligarkëve rusë.

Roli që ka luajtur Edi Rama provon qartë që ai nuk është një lider global por një agjent rajonal në funksion të interesave ruse në rajon. Kjo shpjegon qartë edhe deklaratat armiqësore të Ramës ndaj Bashkimit Europian për të armiqësuar shqiptarët me BE dhe për të krijuar alibi për bashkëpunim me Rusinë dhe për interesat ruse, oligarkëve të të cilëve iu ka vënë në dispozicion koncesione, tendera publikë, miliona euro para publike, megjithëse ata ishin të sanksionuar me kohë nga SHBA.

Neë York Timës tregon qartë e zeza mbi të bardhë se:

Ndërsa ishte ende në FBI, Mcgonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të këtij politikani sipas prokurorëve të Ëashingtonit.

Së dyti, Neë York Times pohon se Agron Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit Mcgonigal informacione kundër opozitës të cilat vinin direkt nga zyra e Edi Ramës, sipas akt akuzës.

Gjithashtu Neë York Times, pohon se Mcgonigal është përpjekur të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte për subjekte të lidhura me Nezën dhe Duçkën.

Pra, është shumë e qartë që zyra e kryeministrit është konsideruar si një zyrë private, Shqipëria është trajtuar si pronë private duke shitur e dhënë kontrata vetëm e vetëm për interest private të Edi Ramës.

Këtë e provon katërcipërisht, deklarimi i Edi Ramës që takimi me Mcgonigal e ka kryer vetëm me një mesazh telefonik dhe në prani të personave privatë, të cilët nuk kanë asnjë tagër të jenë të pranishëm në një takim të kryeministrit me drejtorin e kundër zbulimit të FBI.

Janë po këta privatë bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës të përfshirë në trafikun tashmë të njohur publikisht, si trafiku non gratave i cili është kthyer në një biznes të vërtetë ku përmes mashtrimeve dhe falsifikimeve dhe shpërdorimit të raporteve me Mcgonigal janë vënë gjoba biznesmenëve për t’i hequr gjoja nga lista e personave të shpallur non grata.

Pra, gjithçka lidhet me Edi Ramën nxin në çdo pikëpamje dhe nga ajo zyrë prodhohen afera të njëpasnjëshme, njëra me e rëndë sesa tjetra, që ka kulmuar me korruptimin e një zyrtari të FBI për interesa të Edi Ramës.

Shpërdorimi i SHBA dhe i FBI është kryer në mënyrë të përbindshme nga Edi Rama duke dëmtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri vetëm për interesat personale të Edi Ramës.

Edi Rama dhe qeveria e tij, përfaqësojnë thjesht dhe vetëm një kalbësirë të dekompozuar.

Ndërkohë që SHBA, Senati dhe Kongresi kërkojnë hetim të plotë të gjithë aferës për një drejtor të kundërzbulimit të FBI, në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij në Parlament, ndalojnë Komisionin Hetimor.

Protesta e 11 shkurtit do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm për të çrrënjosur e shkulur mafian nga zyra e kryeministrit, mafia që përfaqësohet personalisht nga Edi Rama. Ndaj cddo shqiptar do të jetë pjesë e asaj proteste pasi nuk ka shqiptar të asnjë lloj bindjeje politike që të pranojë një kryeministër mafioz dhe një zyrë kryeministri të shndërruar në një çerdhe të mafias.

Ndaj protesta e 11 shkurtit është shprehja madhështore e vendimit mbarëpopullor për ndryshimin me çdo çmim të kësaj situate të tmerrshme ku e ka çuar vendin Edi Rama.

/e.d

Next Post
Arrestimi i Alda Klosit/ Prokuroria e Tiranës: Vijojmë hetimet për çdo person të përfshirë!

Arrestimi i Alda Klosit/ Prokuroria e Tiranës: Vijojmë hetimet për çdo person të përfshirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

Urgjenca Kombëtare për festa, Brataj: Masa dhe ekipe të shtuara, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarrët

December 31, 2025
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, shtyhet gjyqi për dhjetë të akuzuarit e “Bankers”

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten hetimet për Bankers Petroleum

December 31, 2025
“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

“Troket” në Zelandën e Re Viti i Ri 2026/ Pritet me spektakël fishekzjarrësh

December 31, 2025
“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

“Zhurmat” e dhjetorit/ Habit eksperti: Ja emri i kujt personazhi është më i klikuari nga shqiptarët

December 31, 2025
Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

Ndërrimi i viteve/ Ilir Proda: Jemi në gatishmëri për përmbushjen e detyrave, në çdo cep të vendit!

December 31, 2025
“Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet

“Pushtuan” faqet e mediave botërore në 2025, ja cilët janë pesë personazhet

December 31, 2025
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

December 31, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit sot/ Beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur

December 31, 2025
Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

December 31, 2025
Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com