Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryeministrit Aleksandar Vuçiç është duke u bërë gati, që në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, të zhvillojë aktivitete edhe në Kosovë. Dy zyrtarë të lartë të kësaj partie, po qëndrojnë në rajonin e Anamoravës, për të bërë gati shtabet zgjedhore, njofton Tanjug.
Anëtari i Këshillit Ekzekutiv dhe njeriu kryesor i SNS-së për Kosovë, Zoran Milojeviç dhe zëvendësshefi i shtabit zgjedhor “për Kosovë e Metohi”, Miljan Rangjelkoviç kanë prezantuar planin e aktiviteteve me rastin e fushatës që po vjen në “komunat” e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës, referuar Klan Kosova.