• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partia Demokratike

by Edison Ypi
08/12/2024 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edison Ypi

Partia Demokratike është qenefi, gjirizi, haleja, më e ndyrë që ka parë bota.
Sa e egër ishte Diktatura, aq e fëlliqët është kjo gropë septike e quajtur Partia Demokratike.
Partia Demokratike nuk ka asnjë tipar të lartë, të zgjedhur, të shquar, të sofistikuar, por vetëm cilësi të ulëta animalistike, kafshërore, shtazarake.
Partia Demokratike është kazani i plehrave ku gjallojnë zagarët, bushtrat, derrat, gomerët, e Diktaturës, me soj e sorollop, çuna e çupa, nipër e mbesa.
Partia Demokratike është vrima e zezë që thith gjithçka, dhe nuk nxjerr asgjë.
Partia Demokratike është një zero Fahrenhajt ku asgjë s’pipëtin, asgjë s’lëviz, gjithçka vetëm fiket, vetëm ngordh, vetëm vdes.
Nuk është e drejtë të thuhet se Partia Demokratike është, ta zemë, kolibe qeni. Partia Demokratike i marrtë të ligat qenit dhe kolibes së qenit. Në kolibe jeton qeni që ruan shtëpinë, që është besnik, që shërben si zagar për gjah.
Të thuash se Partia Demokratike është kotec pulash, as kjo s’është e drejtë. Koteci e bën një punë. Koteci ruan pulat mos i hajë dhelpra. Mban klloçkat që ngrohin vezët. Partia Demokratike, me pula, me gjela, me klloçka, me vezë, këto veçse i ha, ose i vret.
Të thuash se Partia Demokratike është shtëpi publike, bordello, burg, çmendinë, hotel kurvash, nuk gabon. Partia Demokratike veçse shtëpi normale me njerëz normalë brenda nuk është, nuk ka qënë, dhe po vazhdoi të ekzistojë, kurrë nuk do jetë.
Partia Demokratike shpellë neandertalësh ? Ja ke qëllu. Veç kujdes mos u afro se të kafshojnë. Dhe po të kafshuan neandertalët e Partisë Demokratike mos u habit kur ta shohësh veten të ikësh rrugës i parruar, i palarë, me rroba të shqyera dhe të pista, duke bërtitur për të ardhmen e njerzimit, fundin e botës, prejardhjen e shqiptarëve nga kanibalët.
Partia Demokratike është një barrake, depo, kazermë, populluar, jo me simpatizantë por me klientë, jo me ushtarë por me mercenarë, jo me miq por me nepotistë, si dhe injorantë, perversa, spiuna, mashtruesa, rrahësa, vrasësa, zjarrvënësa, kohëbjerrësa.
Partia Demokratike, në varësi të rrethanave, mund të quhet edhe ajo bajga në mes të rrugës, ai muti i tharë në trotuar, sa dhe ajo horda me rrugaçë që ka ardhur në kongres nga an’ e anës, ajo tufa me budallenj që po shkojnë në mitingun e rradhës, ata legenat që pas pak do dërdëllisin në një banak në këmbim të kockës, një karipllar që po krruan bythën, një varkar që u flet shqiptarëve për kodra pas bregut nga fundi i botës.
Para se fantazma në fjalë të ekzistonte, shqiptarët antikomunistë kishin ndërtuar me kohë tempullin e vet, tempullin plot dritë, ajër, ngrohtësi njerëzore, tempullin e lirisë, dashurisë, punës, të ardhmes.
Me atë tempull zuri fill Partia Demokratike.
Por nuk zgjati.
Tempullin nuk e shembi tërmeti. Nuk e kalbi shiu. Nuk e goditi breshëri. Nuk e shkuli era.
Tempullin filluan ta vjedhin.
Në fillim ikonat mbi mure, Altarin, Kupolën, kumbanaren, këmbanën, e me rradhë, deri oborrin dhe portat e praruara.
Kush ishin hajdutët ?
Hajdutët nuk ishin besimtarët e përunjur.
Hajdutët, ishin dhe janë, priftërinjtë.
Tempullin, për herë të parë në historinë e botës, e vodhën priftërinjtë.
Barinjtë hajdutë të tempullit të sapovjedhur, pas pak harruan predikimet e rrejshme për besim dhe nënshtrim ndaj Zotit, nisën predikimet e vërteta për Mbretin Hajdut dhe Mbretëreshën Gënjeshtër. Prej asaj kohe e deri më sot, me besimtarë, me barinj, kanë harruar të bëjnë ndonjë gjë tjetër, vetëm rrejnë, dhe vetëm vjedhin. Mes tjerash, edhe kohën, edhe nderin, vuajtjet, të tashmen po se po, por edhe të kaluarën, madje dhe të ardhmen.
Vidh e vidh, tashmë që Partisë Demokratike, tempullit të dikurshëm, barrakes së sotme, nuk i ka mbetur asgjë për t’ja vjedhur, me priftërinj me besimtarë, e shesin barraken si shesin shtëpinë jevgjit. E japin me qera gjysmën. I shesin çatinë. Ja nxjerrin orenditë në tezgë. Tullat e mureve ja shesin cave që ndërtojnë halera. Pastaj ja shesin ku të munden elektoratin, atë çetën që ka mbetur. Ndodh edhe që ja shesin njërit dhe ja blejnë tjetrit krejt barraken, me tulla, me tjegulla, me llaç, e me të tëra, bashkë me elektoratin, këtë si paketë: Na kaq elektorat. Më jep aq tulla, llaç, tjegulla.
Partia Demokratike është një kuçedër që polli vetëm përbindësha.
Partia Demokratike u nis ta çonte Shqipërinë përpara, u bitis e ktheu në epokën e gurit.
Partia Demokratike është vendi ku projektojnë idetë dallaverxhinjtë, bëjnë hespet korrupsionistat, ndajnë paret hajdutërit.
Partia Demokratike është vendi ku s’bëhet asgjë tjetër, veçse gënjehet dhe vidhet.
Partia Demokratike është Kazani i Dreqit mbi prush qymyri ku Shejtani ka futur e po zjen një drekë mbretërore për budallenj, coftina, minj, zhapinj, gjarpërinj, gaforre, sorra, korb, lakuriqë nate, mace të ngordhura.
Partia Demokratike është vendi ku as hasmin mos e pafsh.
/a.m.

Next Post
Norris fitoi garën në “Abu Dhabi Grand Prix”, Mclaren merr titullin

Norris fitoi garën në “Abu Dhabi Grand Prix”, Mclaren merr titullin

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Yp i nderuar, vetëm me dy fjalitë e para, ” Partia Demokratike është qenefi, gjirizi, haleja, më e ndyrë që ka parë bota.
    Sa e egër ishte Diktatura, aq e fëlliqët është kjo gropë septike e quajtur Partia Demokratike“
    Ke thënë sentencën, thelbin, farën, rrënjët dhe trungun e kësajë partie.
    Konsideratë.

    Reply
  2. Na ruajt zoti says:
    1 year ago

    Perlë …më vjen keq për PD që e kanë zënë për fyti dhe oo e pallojnë një grup zuzarësh ….debila të tipit birisha,noka,murrizi,paloka etj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In