• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Parti që blen vota me lekë të vjedhura e vjen në qeveri që të vjedhë sërish”. Tahiri shpërthen ndaj LSI-së

by A R
09/06/2017 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka vizituar Kombinatin në zonën e “Misto Mames”, duke deklaruar përpara simpatizanëve të PS-së se koalicioni është bërë me qytetarët dhe jo me partitë e tjera për arsyen e thjeshtë sepse PS kërkon një qeverisje cilësore.

Sipas Tahirit një sërë partish gjatë këtij çerekshekulli, nuk mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë ndodh por vetëm vjedhin dhe rrjepin qytetarët, akuza këto që Tahiri në mënyrë indirekte ja adreson LSI-së.

 “Disa parti s’mbajnë përgjegjësi për çfarë ndodh. Janë vetëm parti që jetojnë për të qenë në pushtet. Parti që vijnë me atë që i rrjepin popullit, i blejnë votën dhe pastaj shkojnë prapë në qeveri për të vjedhur prapë. Kjo ka qenë historia e çerekshekullit në Shqipëri”,

 Sigurisht ne e kishim shumë të kollajtë të hynim në koalicion në zgjedhje. E kishim shumë të kollajtë të mblidheshim me disa parti të tjera, të hynim në zgjedhje bashkë me ato partitë dhe fitorja do ishte e sigurtë në qoftë se do ishte çështje pushteti. Për ne nuk është çështje pushteti kjo histori. Dhe kjo është arsyeja pse ne kandidojmë pa asnjë parti tjetër në koalicion. Kjo është arsyeja pse ne duam të fitojmë me ju. Kjo është arsyeja pse ne duam të qeverisim vetëm me njerëzit, jo me partitë”, tha kreu i PS-së Tiranë.

Tahiri veçoi reformën në drejtësi, ku është provuar dhe testuar aleanca e PS-së me qytetarët, përballë gjithë të tjerëve që nuk e donin reformën. Ai iu rikthye një vendimi në gjyqësor kur u përball si ish-ministër i Brendshëm, për të theksuar degradimin e drejtësisë.

“Kam pasur një rast, e mbaj mend, në Kavajë, jam marrë edhe publikisht pastaj, sesi një gjyqtar nxori përdhunuesin e një vajze 9-vjeçare, e nxori nga burgu që në ditën një, që në ditën e parë. Unë edhe si prind, por edhe si qytetar, pastaj si ministër sigurisht, as mund ta imagjinoja se mund të ndodhte që një palaço, një kriminel që përdhunonte një vajzë 9-vjeçare mund të dilte i lirë, pa bërë një ditë burg. Pse?! Se gjyqtari mori disa lekë. Se drejtësia nuk bëri drejtësinë. Pse gjyqtari nuk bëri drejtësinë. Dhe ne i dhamë fund kësaj historie. Ne i dhamë fund kësaj historie që, besoj e fituam kundër të gjithëve. Kundër të gjithëve parti e partiçka duke pasur me vete vetëm njerëzit”, nënvizoi Tahiri. /b.d

Next Post
Zyrtari i OKB-së: ISIS është përqëndruar tani në Evropë

Zyrtari i OKB-së: ISIS është përqëndruar tani në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

Pjesa e parë Poloni 0 – 1 Shqipëri! Arbër Hoxha shënon në Varshavë

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In