• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parodia më e re e luftëtarëve

by Bajram Peçi
27/04/2020 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Gjithsekush ka zgjedhur të bëjë luftën e tij. Qeveria me aleatët në mazhorancë, si gjithë qeveritë në planetin Tokë, ka betejë kryesore luftën kundër koronavirusit të padukshëm, që infekton për vdekje njerëzit. Ata në opozitë gjithashtu janë në luftë, por betejë të tyre kanë mprehjen e “ushtave” kundër qeverisë. Lufta që kanë zgjedhur të bëjnë ka si qëllim t’ja marri pushtetin Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Në fund të fundit, ky synim është mision i çdo partie opozitare, deri në procesin zgjedhor.

Ajo çka bie në sy, ndonëse ekstremisht të përçarë, është përdorimi i parrullave motivuese, pak a shumë, të ngjashme: “…do ja dalim” ose “…së bashku do ta përballojmë”.

Kur i vetësigurti brënda xhupit, kryeministri Edi Rama, thotë se “do ja dalim”, e ka fjalën se do ta fitojmë betejën ndaj kësaj të keqeje pandemie, që na ka rënë në shpinë! Kur zotëria i kamur, Lulzim Basha, me imazhin e elegancës në veshje, thotë se “do ta përballojmë së bashku”, e ka fjalën te bashkimi i popullit të tij në protesta të fuqishme, që do rrëzojë klikën e narkoshtetit. Me kryerjen e këtij misioni, që i ka ngarkuar historia, natyrisht që merr fund dhe pandemia, duke zbatuar ato “5 pikat”, të cilat qeveria hajdute dhe e krimit nuk i përfilli.

Të dy palët luftën e bëjnë nga strofkat e tyre, ulur në divane të rehatshëm dhe mbëshjellë këmbët në pantofla të ngrohta. Ndërkohë populli e di se luftën e betejat e vërteta me covid-19 i bëjnë mjekët dhe infermierët. Janë ata që e kanë renditur Shqipërinë, në raportin vdekje për 1 milion banorë, në vendet me shifrat më të ulët në botë. Krah tyre dallon përkushtimi i forcave të rendit dhe devotshmëria e brezit të tretë, te të cilët spikat rregulli e disiplina e kultivuar në kohëra të tjera.

Tani, kur na është diktuar të ndodhemi në izolim, kohën gjithkush e ka me tepri, përpos drejtuesve të partive kryesore dhe benjaminëve të tyre, me poste drejtuese apo me poste të premtuara. Atyre u mjafton pak imagjinatë për të parë e krijuar skema luftarake. Te PD-ja ua kanë matur kokën me pe disa tipave allkjash dhe i vendosin në front për të demaskuar vjedhsit e fondeve për tendera paisjesh mjeksore të skaduara, me të cilat u kanë rrezikuar jetën punonjësve të urgjencave. Nga 8 marsi ushtari i zgjedhur, me profesion mjek, vazhdon të derdhë ujë në një fuçi pa fund.

Komandanti i tij nga koçija e luftës, duke dashur t’u japi gjërave një dukje sa më luftarke, ndërsen për çdo ditë kineastin e partisë, duke vringëllirë armën e korrupsionit në tendera “sekretë”. Një aleat i tij, me parti pa anëtarë, por me përvojë në vlerësimin e cilësisë së verës, (një kënaqesi kjo e përhershme e udhëheqësve), ankohet se zgjatja e pandemisë i ka hequr mundësinë për rrëzimin nga pushteti të Ramës. Po të mos kishte ndodhur ky infeksioni prej virusit, Rama do e kish marrë rrokullimën e tatëpjetës. Goditjen e fundit me ushtë do ja kish dhënë ky vetë.

Shteti është në këtë kohë teatër betejash e luftimesh. Me kë luftohet? Kuptohet, me “mullinjtë e erës”. Përmes luftërave e betejave të përditëshme me këta mullinj, emri i atyre që po i “shërbejnë” atdheut do bëhet i pavdekshëm. Ata i kanë shërbyer mirë popullit, duke e ndërsyer për të kundërshtuar masat qeveritare të karantinimit. Në mbrojtje të lirisë, që dikush kërkon t’ua marrë në emër të mbrojtjes nga virusi, prin doktor vdekja. Në gjirin e Partisë Demokratike, ishte ai që zinte vëndin e parë. Lulzimit iu desh të kënaqej me të dytin. Dhe, njeriu që kish zotëruar frone, ia kish dhënë me dëshirë këtë vend. Sapo t’i merrnin pushtetin trafikantëve të drogës dhe të plumbosnin arkivolin e vesit, emri i tyre i njohur do kalojë te pasardhësit si një emër i lavdishëm.

Gjithsecili jeton revolucionin e vet! Patricë e plebej, secili më vete, por në të njëjtën kohë, rivalizojnë se kush e kush më shumë të sakrifikojë në emër të interesave të larta të popullit e të shtetit. Te Berisha, Basha, Paloka, Nishani, Bardhi, Alibeaj, Vokshi, shihen mbrojtësat e popullit dhe kopeve të veta nga korona virusi. Secili sipas llogores ku e kanë vendosur, luftoi e rrezikoi shumë. Ishin këta që i diktonin qeverisë çfarë të bënte e çfarë mos të bënte. Ata luftuan si heronj kundra qeverisë e korona virusit, madje mjeku Shehu u përlesh nga zyra e tij trup më trup me armikun. Për atdheun e popullin ishte gati të sakrifikonte të ardhmen e tij. As një vuajtje prej koronës nuk mund t’ia mposhte shpirtin demokrat. Ishin këta, duke patur dhe ndihmën e shkencëtarit Muka, që parashikonin tmerret e vdekjeve, të lamtumirave dhe përgatitën popullin t’i prisnin pa u tronditur.

Steriliteti mendor, përçartjet dhe fantazitë në këtë luftë imagjinare i përsosën opozitës më tej talentin politik dhe i zhvilluan, krahas saj, talentin ushtarak. Në kohën para korona virusit, kur fituesit e pushtetit i akuzonin se e morën me dhunën, narkoshtetin, vjedhjet dhe dredhitë elektorale, nuk e kishin dhe aq përvojën e betejave. Bënë atë kohë edhe një orvatje të dështuar për të pushtuar kuvendin, nga e cila na ndërmendet rrëzimi i një prej luftëtarëve më trima.
Beteja na presin përpara! Prijësve Berisha e Basha nuk u mungon energjia ta shtyjë popullsinë në revoltë. Dy njerëzit e mëdhenj politikë të PD-së, tashmë të armatosur me parime strategjike, do ngrenë shpejt falangat kundër legjioneve socialiste të drogës. Koha e PS në qeverisje shpejt nuk do të jetë veçse një kujtim.
Me mbarimin e kësaj epoke errësire, kohë kur populli u izolua, ju hoq liria, ju mohua paga, u shtrëngua të paguajë taksa dhe, për më tepër, nuk i lejuan burrat…të qethen e gratë të shkojnë te parukjerja, këtyre ditëve shpejt do ju vijë fundi!
Liria e mohuar për t’u rruar e qethur do t’u vijë shumë shpejt te dera. Bëni pak durim!

Next Post
E rëndë në Tiranë, i riu vetëvaret në oborrin e banesës

Tjetër ngjarje tronditëse në Shqipëri, djali i biznesmenit gjendet i varur në pyll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Qytetarja nga akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

VIDEO/ Qytetarja nga akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

June 19, 2026
BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

June 19, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

June 19, 2026
Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

June 19, 2026
Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

June 19, 2026
“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

June 19, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

June 19, 2026
Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 20-ë në Tiranë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In