• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Parla”menti, vendi i burrave “llapa”qen

by Java News
02/02/2019 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leonard Veizi/

Mos prisni që në Kuvendin e Shqipërisë të dëgjoni gjëra të mençura e me perspektivë shumëvjeçare. Atje nuk zhvillohet ndonjë mbledhje e Akademisë së Shkencave dhe as ndonjë simpozium shkencor me të rejat më të fundit nga fusha e Albanologjisë. Në fakt, atje është ringu ku burrat bëjnë më keq se gratë e provincave, të cilat zihen ose nga maja e ballkonit, ose përballë portave me sofat, që i ndan një rrugicë kalldrëmi.

Kuvendi i Shqipërisë së sotme nuk ka të bëjë me Kuvendin e Burrave të djeshëm, ku duhet ta masje bythën mirë e të nxirrje ndonjë fjalë pa mend nga goja. Se peshën e asaj fjale do ta mbanin mbi supe edhe brezat pasardhës.

Kuvendi i sotshëm në fakt e ka humbur rëndësinë e dikurshme dhe është kthyer në… Parlament. Dhe etimologjia e fjalës “parlament” vjen nga latinishtja “parlamentum” e për rrjedhojë nga italishtja, ku “parla” do të thotë “fjalë” apo “me fol”. Dhe italianët, meqenëse janë ca si popull që flasin pa doganë, i shkon për shtat dhe termi “Parla”ment.

Ndërsa për ne shqiptarët, që jemi mbajtur për burra pushke e me mustaqe dy pëllëmbë sa që mund t’i lidhje pas koke, nuk kanë vlerë fjalët e tepërta. Ne kemi qenë popull aksioni dhe në logun e burrave nuk përmendeshin defektet e të tjerëve, si për shembull: t’i mblidhje rripat a t’i bëje presion një burri që kishte shtëpinë në majën e kodrës duke i përmendur se na paskësh zënë një dashnore që jetonte pranë bregut të lumit.

Kjo histori ka të bëjë me të shkuarën, se sa për të tashmen…

Sot në Parlament të përmenden gjithfarë horrllëqesh; që ke dashnore, që ke bëre letrat e divorcit me gruan, që ke para të fshehura në dyshek, që je hajdut me çizme, ashtu si “maçoku” që në një nga nëntë jetët e tij kishte qenë hajduti më i madh në Santiago De Compostela.

Turli akuzash, fyerjesh e fjalësh pa masë e peshë thuhen në sallën e sotme të Parlamentit Shqiptar. Dhe burrat e mileniumit të ri nuk kanë më qylafë në kokë dhe as mustaqe demode, por mbajnë kollare me ngjyra dhe pasi modelojnë mjekrat në qendra estetike u hedhin një kile parfum “Victoria Secret’s”. Ata dinë ta përballojnë me dinjitet një fyerje publike, dhe kur i shajnë nga nëna, nga motra a nga gruaja, nuk janë aq gjaknxehtë e tendenciozë sa të nxjerrin “10-tëshen” e mbushur plot e përplot, a ndonjë kamë të fshehur në çorape.

Dhe pastaj na akuzojnë ne shqiptarëve se marrim zjarr me një fije kashte.

Thënë shkoqur, Parlamenti sot është kthyer jo në “folezën” e burrave llapazanë, por në stallën e meshkujve llapaqen. Domethënë kur i jep e i jep gojës më shumë se të mban gurmazi, nuk mund të quhesh më burrë zamani dhe as burrë llapazan në rastin më të keq por: llapaqen.

Historia e Parlamentit të Shqipërisë është unik për llojin e metamorfozës së tij. Gjen në seancat e tij; shpërthime frenetike, gjuajtje me këpucë e çizme, hedhje mielli e vezësh, goditje me grushte e me bidona uji, sharje me libër shtëpie. Nuk ka problem në parlamentin tonë të dëgjosh se “X” e ka gruan kurvë, ndërsa “Y” motrën prostitutë. Dhe e gjitha kjo e bën të trishtueshme historinë parlamentare të 30 viteve të fundit.

Por shumë e shumë e marrin me të qeshur të enjten e seancave. E kanë braktisur “Portokallin”, nuk e kthejnë kanalin nga “Al Pazari” dhe e shohin me përçimin “Duplex”-in.

“Je në vete, kemi parlamentin që të gajas fare. Dhe jo me humor të stisur, me skenar të shkruar, regji të përcaktuar e aktorë të sforcuar në role. Ata janë vetvetja, janë origjinalë fare, pa makijazh e paruke në kokë, dhe të dhjesin gazit”.

Kjo duhet të jetë e vërteta e ditëve të sotme, krejt moderne dhe mëse të kuruar, që burrat e shtetit të mos duken aq të pagdhendur në sallën e miratimit të ligjeve, sa të nxjerrin nga thellësia e shekujve Kanunin.

Ata janë të përmbajtur tanimë. E gëlltisin me vetëmohim fyerjen.

Ndaj, mos prisni që në Kuvendin e Shqipërisë të dëgjoni gjëra të mençura e me perspektivë. Nuk kemi të bëjmë me ndonjë simpozium shkencor. Sepse aty edhe kur flitet për gurin themeltar të shtetit; Kushtetutën, i bëhet një skanim fjalorit me shprehjet e rralla nga i cili huazojnë me shpejtësi togfjalësha të tipit: nga “lavire bulevardi” deri tek “dobiçat” që dalin në dritë pas ekspertizës mjeko-ligjore të ADN-së.

Next Post
Dhuna para Kuvendit, Lleshaj: Verbëria politike ka potencial për të sjellë dëme, qytetarët të reflektojnë!

Shkatërrimi i bandës së falsifikatorëve, ministri Lleshaj: Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lëvizjen e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

“Berisha i shpalli armiq Salianjin dhe Alimehmetin”

December 6, 2025
Inteligjenca artificiale mund të  krijojë pandemi

Inteligjenca artificiale mund të krijojë pandemi

December 6, 2025
VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

December 6, 2025
Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

December 6, 2025
Alimehmeti: KiE afron me një vit misionin monitorues të Kartës Evropiane

“Për çfarë e përgëzova Doktorin”/ Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

December 6, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Me Nokën dhe Vokshin nuk bëhet analizë në PD”/ Avokati: Berisha ka minuar themelet e partisë

December 6, 2025
Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

December 6, 2025
Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

December 6, 2025
Kthjellime dhe vranësira… Parashikimi i motit për sot

Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

December 6, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit për shenjën tuaj/ Dashuria sot mund t’iu sjellë surpriza të këndshme… 

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In