• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës mes 17 prillit e 3 majit 2017

by Java News
17/03/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet mes datës 17 prill dhe 3 maj të këtij viti nga ky parlament dhe me këtë kompozim numrash që Kuvendi ka sot në shpërndarjen politike brenda tij. Në 24 korrik të këtij viti përfundon mandatin 5 vjeçar Presidenti i Republikës. Neni 88 i Kushtetutës saktëson se: “1. Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. 2/1. Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës.

Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit”. Sipas këtyre përllogaritjeve, parlamenti do të shpërndahet në 3 maj dhe se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, referuar pikës 2.1 të nenit 88 të Kushtetutës, duhet të kishin nisur qysh më 3 mars të këtij viti.

I pyetur për këtë çështje, deputeti socialist, njëkohësisht nënkryetar i grupit parlamentar, Taulant Balla, tha se nuk është filluar diskutimi ndërpartiak, sepse afatet sipas tij nisin në 17 prill. “Nuk kemi si të nisim bisedimet, kur procedurat nuk janë hapur akoma. Procedurat hapen në 17 prill”,-tha Taulant Balla i cili gjatë fjalës së tij, ju referua Nishanit si “presidenti në largim”.

Por 17 prilli është një periudhë që përkon me një fazë të nxehtë në kompozimet e vijueshmërisë politike, pasi dy ditë më pas, në 19 prill është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve. Nëse PS dhe LSI do të bien dakord të vijojnë koalicionin së bashku, emri i presidentit të ri do të jetë dakordësuar në tryezën e marrëveshjes parazgjedhore, kushtet e së cilës do të jenë të lidhura ngushtë edhe me Presidentin e ardhshëm të Republikës.

Zgjedhja e tij me 84 vota do të jetë e lehtë për koalicionin aktual qeverisës. Por, nëse PS dhe LSI nuk do të kenë së bashku një marrëveshje parazgjedhore, PS nuk do të arrijë të zgjedhë e vetme një president të sajin, sepse nuk i ka 71 vota në raundin e fundit as bashkë me PDIU-në, nëse LSI nuk voton.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Balla tha edhe se shtyrja e zgjedhjeve do të ishte shkelje e Kushtetutës, pasi, sipas bashkëkryetarit socialist të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, pasi ka një dekret të presidentit me datën e zgjedhjeve. Përsa i përket përdorimit të elektronikës, Balla tregoi rastin e Francës që ka vendosur të heqë dorë nga votimi elektronik, për shkak të pasigurisë së lartë.

Arsyen përse nuk pranojnë propozimin e demokratëve për shtyrjen e zgjedhjeve, socialistët e gjejnë te vetë dekreti i presidentit Nishani që sanksionon datën e mbajtjes së tyre. Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, shpjegon se çfarëdo marrëveshje politike në këtë drejtim, do të ishte në kundërshtim të vetë Kushtetutës.

Fakti që demokratët nuk kërkojnë më përdorimin e elektronikës duke harruar kështu arsyen përse dolën nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, sipas Taulant Ballës është tregues se gjithçka ishte një pretekst. Ndërkohë, ai mbetet i bindur se votimi elektronik paraqet rrezikshmëri të lartë dhe sjell një tjetër shembull. Balla theksoi se legjislacioni në fuqi është shumë i mirë dhe garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe nëse opozita nuk kthehet në Parlament për të miratuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

'Shullazi'/ Tregtarët: Na kërcënuan me armë për të dalë në media kundër biznesmenit Ylvi Beqaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In