• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Parlamenti që s’miraton dot reformën afron zgjedhjet e parakohshme

by Aalison Pearse Stevens
13/06/2016 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Sot dy krerët e partive kryesore në vend shkëmbyen në distancë replika utlimative mes tyre, në lidhje me mënyrën sesi do të zgjidhen organet kryesore të sistemit të ri të drejtësisë në vend, pas miratimit të paketës kushtetuese të shumëpërfolur. Megjithë lajmin që ata dhanë rreth ndryshimeve të vogla në pozicionet e tyre, ajo që mësuam nga Rama dhe Basha është se ata nuk kanë lëvizur nga vullneti për të imponuar konceptet respektive në aspektin e përzgjedhjes dhe të votimit të kandidaturave. Basha vijoi të kërkojë ndarjen e drejtësisë sipas modelit “KQZ”. Një skemë që vështirë se mund të mos quhet “kapje e drejtësisë”, siç ai predikon çdo ditë.

Kjo situatë e fundit na thotë se edhe pas një ndërmjetësimi pa sukses të kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili u përball edhe ai me pamundësinë për të negociuar përmbajtjen e draftit me Lulzim Bashën, po shkohet drejt një përplasjeje mur me mur në sallën plenare të parlamentit. Pra, në një proces votimi i cili kërkon 94 vota për t’u quajtur i suksesshëm, por që mund të startojë edhe pa qenë 94 votat.

Kjo logjikë e cila vjen kryesisht si pasojë e një qëndrimi tradicionalisht të ftohtë e dyshues të opozitës ndaj procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë, të çon drejt një fundi traumatik për reformën në drejtësi. Ose me një çarje në gjirin e opozitës, që do të sillte votat e duhura për ta miratuar draftin (sipas thirrjes që kanë bërë edhe SHBA e BE), ose në një rënie të paketës kushtetuese, për shkak të mungesës së numrave.

Dy mundësitë në fjalë projektojnë edhe dy periudha kohore krejt të ndryshme mes tyre, në muajt që pasojnë. Nëse reforma kalon me një pjesë të votave të opozitës (siç spekulohet me lista nga më të ndryshmet në media), atëhere klima politike në vend mund të shkojë drejt një nxehjeje të re dhe të rrezikshme. Kërcënimi i opozitës për të djegur mandatet, në rast se një numër deputetësh të djathtë votojnë draftin zyrtar, pasqyron jo vetëm shqetësimin e Bashës e Berishës për atë që do të ndodhë pas hyrjes në fuqi të paketës kushtetuese, por edhe mënyrën thellësisht kolerike me të cilën ata po e përjetojnë këtë krizë delikate kushtetuese. Në të cilën janë përfshirë tashmë në stil të gjerë (dhe po aq të shëmtuar), edhe kreu i shtetit e prokurori i përgjithshëm.

Në rast se verifikohet mundësia e dytë, pra ajo e rrëzimit të paketës së reformës, para Ramës dhe Metës ndodhet një alternativë e vetme për t’u ndjekur: shkrirja e Kuvendit dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme. Kjo shumicë e kishte përcaktuar reformën në drejtësi si objektivin madhor të mandatit të saj katërvjeçar. Nisma për një Republikë të re parashikon përmbysjen më të madhe institucionale të 25 vjetëve të fundit. Këtë tashmë e pranojnë ata që janë dakord ose edhe që e hedhin poshtë projektin e reformës.

Ky dimension dhe kjo peshë që reforma në drejtësi ka në katërvjeçarin e qeverisjes së majtë, i jep objektivisht asaj një rol thuajse fatal, për të peshuar rezultatet e një mandati. Aleatët e majtë nuk mund ta anashkalojnë me një të ngritur të supeve, faktin që paketa për të cilën kanë marrë vota në zgjedhjet e 2013 dhe për për të cilën janë angazhuar më shumë se një vit e gjysëm si politikisht, ashtu edhe në nivelin e ekspertizës, të bëhet hi e pluhur si një vazo kristali.

Rënia e reformës i jep fund rolit dhe misionit të këtij parlamenti, që gjatë tre vjetëve të fundit ka pasur edhe shumë andralla të tjera, që e kanë bjerrur imazhin e tij. Një reformë e pavotuar, duhet t’ja kalojë medoemos fjalën zgjedhësve, si i vetmi arbitër i palëvizshëm dhe i besueshëm, sa herë që politika grindet. Paaftësia dhe pamundësia e parlamentit për t’i dhënë vendit reformën që e duan më shumë se 90% e shtetasve, nuk meriton diçka më të mirë sesa shkrirja e parlamentit dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme. Një mundësi më shumë për opozitën, për të arritur një objektiv të vjetër të saj, por edhe një sfidë për Ramën e Metën, për të shpjeguar para zgjedhësve ato që kanë bërë mirë apo keq, gjatë kohës që na qeverisën. Më në fund, edhe një okazion për votuesin shqiptar, për të thënë mendimin e tij, në lidhje me togëfjalëshin “reforma në drejtësi”, që e kanë stërdëgjuar këto muaj, e që po u del në ëndërr gjysmës së shqiptarëve.

Next Post

“Mos i thuaj babit”, rrëfimi i 13-vjeçares që përndiqej për seks nga 69-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

November 11, 2026
Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

November 11, 2026
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Nuk e kemi bojkotuar Komisionin, mazhoranca po përpiqet të devijojë punën!

Reforma Zgjedhore, Bardhi: Nuk e kemi bojkotuar Komisionin, mazhoranca po përpiqet të devijojë punën!

November 11, 2026
Pak muaj pas vdekjes, zhduken sende personale në vilën e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis! Peshqiri dhe tavëlli ngritën dyshime

Pak muaj pas vdekjes, zhduken sende personale në vilën e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis! Peshqiri dhe tavëlli ngritën dyshime

November 11, 2026
Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

November 11, 2026
“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Ne i kemi të qarta rekomandimet e BE”- Balla ironizon Berishën: Ka marrë formën e ‘studentit 80-vjeçar’, PD në bojkot deri sa të vijë ‘gjeli dhe bakllavaja’!

November 11, 2026

‘Albanian Files’/ Spaho: Ramës s’i vjen fundi nga një libër që e botoi vetë! Opozita e pafuqishme si dembelët e Stambollit, shpreson ta rrëzojë me…

November 11, 2026
Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

November 11, 2026
“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

November 11, 2026
Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In