• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Parlamenti osht qef

by Mira Kazhani
31/01/2019 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani/

Parlamenti nuk është akademi shkencash dhe as juri e çmimit Nobel, nuk është as Tibet, as manastir, as kishë apo xhami. Po, parlamenti është vendi ku duhet të dëgjojmë sesi deputetët, skuadrat parlamentare, partitë, liderët kacafyten për kauzat tona.

Në parlament duhet të ketë debate dhe diskutime e zëra që ngrihen, grushte që përplasen në foltore, duartrokitje dhe zëra që hedhin poshtë apo mbështetin një tezë. Ky është parlamenti shqiptar kur e sheh nga kafja, pa zë, vetëm me lëvizje.

Po të ngresh zërin e televizorit do përballesh me një qebaptore, me një urinore, me një faqe në Facebook ku komentues anonimë flasin kodra pas bregut dhe nxjerrin qen e mace nga shpirti.

Asnjë fjalim frymëzues, asnjë replikë ku të thuash me vete: Bravo! Veç një fjalor ordiner, pa asnjë mendim apo ofertë dhe mbi të gjitha disa çakej që turren për interesa personale dhe zihen për pazaret po personale të tyre.

Asnjë nuk zihet për popullin që e voton. Përmendja e shqiptarëve është vetëm një frazë klishe për të kaluar lumin.

Nëse do t’i donin shqiptarët, do merreshin me punë konkrete. Parlamenti ka mbaruar dhe ndoshta ndonjë mendje e ndritur apo koha inovative do të gjejë a shpikë, si Steve Jobs iPhone-n, një sistem të ri.

Dashtë Zoti ndodh, sepse gjasat janë që punët të shkojnë edhe më keq se ajo që dëgjojmë. Për momentin, vendosni muzikë dhe zhdukini nga ekrani.

Do duhej që ta bënin pronarët e mediave, të cilët nuk ranë kurrë dakord për të ndërprerë transmetimet “live” të parlamentit, sepse pa kamera të paktën do na kursehej ky teatër.

A i mbani mend që këta që zihen kaq, qenë të paktën një herë shokë në qeverisje dhe mund të jenë prapë? A e mbani mend Lulzim Bashën si u mor vesh me Edi Ramën, apo Berishën që u mor vesh përnatë me Ramën për Kushtetutën në 2008-ën?

Po Metën që mbahet mend si kryeministri që e arrestoi Berishën dhe pastaj e mbajti në pushtet në 2009-ën?

Por politikanët e dinë mirë se (pa)aftësia e shoqërive për të harruar shpejt është lëngu magjik i pushtetit të tyre. Haram hallalli!(Tiranapost.al)

Next Post
Martial rinovon me United për një pagë “stratosferike”

Martial rinovon me United për një pagë “stratosferike”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In