• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parlamenti maqedonas mblidhet sërish sot, diskutohet propozimi francez

by A R
15/07/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të mësuar çfarë do të ndodhë me propozimin francez, jemi sërish sot me sytë nga Shkupi. Parlamenti në Maqedoninë e Veriut do të tentojë të miratojë draftin, pas dështimit një ditë më parë. Ndërkaq opozita vijon protestat dhe mbrëmë janë arrestuar 10 protestues.

Një numër i madh deputetësh kanë kërkuar të mbajnë fjalën e tyre në parlament, ndaj dhe seanca pritet të jetë e gjatë.

Gjate takimit që pati një ditë më parë me presidenten e Komisionti Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokimin e procesit te integrimit dhe hapjen e fazës së parë të negociatave.  Por ai theksoi se gjuha dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga ana e Bashkimit Evropian.

Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por jo edhe opozita, e cila, prej dy javësh organizon protesta. Para ndërtesës së Kuvendit, edhe ditën e djeshme u mblodhën protestues me flamuj e pankarta në duar. Disa prej tyre qëlluan me sende të forta drejt godinës.

Pika e propozimit që ka nxitur më së shumti debat, është ajo e gjuhës maqedonase, e cila kontestohet nga Sofja, me pretendimin se para vitit 1945 ajo ka pasur “rrënjë bullgare”, sikurse edhe e kaluara e shumë figurave historike, identiteti i të cilave pretendohet nga të dyja shtetet. Opozita maqedonase, mbetet në qëndrimin se propozimi “rrënon” identitetin maqedonas, gjuhën dhe të kaluarën historike.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me presidenten e KE-së, Von del Leyen, përsëriti qëndrimin se propozimi është i dëmshëm pasi në një protokoll që pritet të nënshkruhet me Sofjen, do të negociohet edhe për aspektet historike dhe gjuhën. Ndërkohë partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet dhe Aleanca për Shqiptarët në opozitë, e mbështesin propozimin, si “zgjidhja e vetme dhe më e mirë e mundshme për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

/a.r

Next Post
Lufta në Ukrainë, ambasada amerikane kërkon largimin e qytetarëve të saj

Lufta në Ukrainë, ambasada amerikane kërkon largimin e qytetarëve të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In