• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti i ri/ Berisha mund të çelë seancën e parë, neomalsorja deputetja më e re

by B K
22/05/2025 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatorin e ardhshëm, mosha mesatare në sallën e Parlamentit do të jetë 47 vjeç. Mes dy partive kryesore, demokratët janë pak më të vjetër, me një moshë rreth 50 vjeç, sa i përket deputetëve që do të ulen në Kuvend. Formacioni tjetër është ai që ul mesataren e përgjithshme, pasi 83 deputetët e Edi Ramës kanë një moshë pak më të madhe se 45 vjeç.

Dikur Kejdi Mehmetaj e LSI-së mbante primatin me 19 vitet e saj si parlamentarja më e re. Tani, deputetja me moshën më të vogël do të jetë 24-vjeçarja Marjana Koçeku, dalë nga listat e PS-së në Shkodër, e ndjekur nga Zegjine Çaushi, 27-vjeçarja e socialistëve të Fierit, e cila u bë virale gjatë fushatës me ironizimin ndaj Gazment Bardhit, shkruan A2 CNN.

Në skajin tjetër dallon Sali Berisha, që pasi ka provuar postin e Presidentit dhe Kryeministrit, me 81 vitet e tij gëzon të drejtën e drejtimit të Parlamentit në çeljen e legjislaturës, si deputeti më i moshuar në sallë. Në rast se Berisha do të refuzojë këtë “privilegj”, stafetën e merr një tjetër mjek demokrat, 76-vjeçari Tritan Shehu, ndërsa kandidati i tretë vjen nga radhët e socialistëve, 68-vjeçari Vasil Llajo.

Shumica e prurjeve të reja në Parlament janë të angazhuar prej vitesh në politikë, ndonëse në nivele të ndryshme, si ministra, ish-kryebashkiakë apo nënkryetarë bashkie, si dhe ish-drejtorë institucionesh. Nuk mungojnë as ata që vijnë nga bota e sipërmarrjes: ekonomistë, juristë, mjekë apo arsimtarë.

Në Parlament ka pasur shpesh përfaqësues nga fusha e medias, por kësaj radhe do të jenë 5 deputetë të cilët kanë mbaruar studimet për gazetari apo edhe kanë punuar në këtë sektor: nga pedagogia në radhët e socialistëve Iris Luarasi, Tedi Blushi i PL-së, Ardit Bido, Erald Kapri apo edhe ministri Arbjan Mazniku. Edhe artistët nuk mungojnë – njëri prej tyre, Ermal Pacaj, ka qenë edhe pjesë e grupit muzikor LRC në Lezhë.

Dy deputetë të zgjedhur kanë vetëm arsim të mesëm: sipërmarrësi socialist Skënder Pashaj dhe Ana Dajko e Nismës “Shqipëria Bëhet”, e cila pritet t’ia dhurojë mandatin parlamentar Adriatik Lapajt, sipas marrëveshjes mes kandidatëve të këtij subjekti.

Profilet e deputetëve të rinj do të ndikojnë edhe në vendosjen e tyre në komisionet parlamentare, pasi PS dhe PD kanë hequr nga ekipet e tyre kryetarët dhe nënkryetarët e 3 komisioneve të përhershme, duke nisur nga Ligjet, Veprimtaria Prodhuese dhe Siguria Kombëtare. Me formacionet e reja, do të ketë ndryshime edhe në dy komisionet e posaçme: ai për dezinformimin dhe ai për antikorrupsionin.

Next Post
Dosja‘ Ura’/ Si u nda Erigels Presi nga Adi Çoba për më shumë para, detajet si funksiononte grupi i organizuar

Dosja‘ Ura’/ Si u nda Erigels Presi nga Adi Çoba për më shumë para, detajet si funksiononte grupi i organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In