Më 29 maj, parlamenti kosovar ndërmerr amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë Gjykatës Speciale. Po atë ditë pritet që edhe Ligji për Gjykatën të shqyrtohet dhe miratohet
Kështu u vendos në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Pas kësaj mbledhje, shefi i Grupit Parlamentar të VV, Glauk Konjufca, tha se është shumë i dëmshëm themelimi i kësaj gjykate, sepse dihet kush ka bërë krime në Kosovë.









