• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti hap vakancën për Prokurorin e Përgjithshëm

by A R
05/12/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve po diskuton per te shpallur vakancën për pasuesin e Adriatik Llallës. Burime pranë Kuvendit thanë për JavaNews se bëhet fjalë për kryeprokurorin e përkohshëm që do të marrë detyrën pas përfundimit të mandatit të Llallës. Mësohet se komisioni parlamentar i ligjeve eshte ne proces diskutimi.

Me 6 dhjetor 2017 përfundon mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai është zgjedhur në këtë funksion me 7 dhjetor 2012. Në kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar dhe nuk parashikohet të krijohet përpara datës 6 dhjetor 2017, duket se është e pamundur ndjekja e procedurës së zakonshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm që parashikon procedurën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm jo më vonë se 4 muaj përpara mbarimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Kur mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe si edhe përpara se KLP të fillojë funksionimin, pika 2 e nenit 109 parashikon që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, i caktohen t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e ligjit për prokurorinë.

Caktimi i përkohshëm nga Kuvendi i një prokurori me më shumë eksperiencë është i kushtëzuar nga dy faktorë kumulativ, përkatësisht përfundimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe njëkohësisht, mosngritja e KLP në datën e përfundimit të parakohshëm të mandatit.

Ndaj ajo që e bën çështjen serioze është fakti se përse kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja nuk nis procedurat në Kuvend për emërimin e një prokurori tjetër që do të kryejë detyrat përkohësisht si kryeprokuror, në momentin që Adriatik Lallës i përfundon mandati me 6 dhjetor 2017.

Ligjvënësit ja kanë dhënë këtë tagër Kuvendit, që në kushtet kur ende nuk është ngritur KLP, të vendosë në vend të Llallës një prokuror të përkohshëm që të ushtrojë detyrat deri në momentin që KLP i propozon Kuvendit emrin e Prokurorit të ri të Përgjithshëm që do të ketë mandat 7 vjeçar. Mos qendrimi në detyrë i prokurorit aktual deri sa të zgjidhet Prokurori i ri është parashikuar qarte ne kushtetute dhe ne ligjin e prokurorise. Në kushtet kur KLP nuk është krijuar dhe nuk parashikohet të krijohet përpara datës 6 dhjetor 2017, është e pamundur ndjekja e procedurës së zakonshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndaj ligjvënësi ja ka dhënë këtë të drejtë Kuvendit, që deri në ngritjen e KLP, janë deputetët që emrojnë një Prokuror të përkohshëm për ushtrimin e funksiuoneve të Prokurorit të Përgjitshëm, deri në ngritjen e KLP dhe vijimit më pas me procedurën normale të zgjedhjes së Prokurorit të ri. Tani i ka mbetet Kuvendit per te vepruar lidhur me kandidaturat e Prokurorit te Pergjithshem.

VIJON…

Next Post
“Ne nuk ulemi në dy karrige”. Bushati flet për rolin e Moskës dhe integrimin në BE

“Ne nuk ulemi në dy karrige”. Bushati flet për rolin e Moskës dhe integrimin në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In