• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Parlamenti gjerman voton pro marrëveshjes me Greqinë

by
17/07/2015 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bundestagu, parlamenti gjerman ka votuar në favor të marrëveshjes me Greqinë. Sipas rezultatit të votimit, 439 deputetë kanë qënë pro, 119 kundër dhe 40 kanë abstenuar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi më herët deputetëve të votojnë çeljen e negociatave për planin e tretë për Greqinë, ose do të përballen me kaos, duke thënë se lënia përkohësisht e zonës euro nga Athina nuk do të funksiononte.

Merkel iu drejtua Parlamentit, në një kohë që shumë zëra dhe brenda vetë koalicionit kanë qenë kundër. Tashmë do të nisin bisedimet për programin e ri të ndihmës, edhe pse ministri gjerman i Financave, Schaeuble është skepktik nëse kjo do të ketë sukses.

Votimi në Bundestag vjen disa orë pas njoftimit se bankat e mbyllura prej tre javësh në mbarë Greqinë, do të rihapen të hënën, lajm i shumëpritur nga grekët, që pasojë e vendimit të Bankës Qendrore Europiane për të rritur nivelin e fondeve të lëvrueshme të emergjencës. Megjithatë limiti i tërheqjeve të kontrolluara të parave në nivelin e 60 eurove në ditë, nuk do të lehtësohet menjëherë, por gradualisht.

Vota pro dorëzanisë së re në Parlamentin grek pati reflektim të menjëhershëm në lëvizjet e zonës së Euros, ministrat e të cilës pranuan të lëshojnë një hua 7 miliardë euroshe nga nga fond i posaçëm i Bllokut për të mbajtur financat greke mbi ujë.

48 prej ligjvënësve konservatorë të Merkelit lanë të kuptohej mbrëmjen e së premtes s kanë ndërmend ta sfidojnë.

Një sondazh i publikuar mëngjesin e së shtunës tregoi se 49 për qind e gjermanëve nuk dëshirojnë të hyhet në bisedime mbi marrëveshjen. Nuk janë momentet më të mira këto as për Volfgang Shaublen; me qëndrimin e tij të egër, ministri i Financave ka zemëruar shumë parlamentarë që druhen se në të gjithë vorbullën e krijuar, reputacioni i Gjermanisë është dëmtuar shumë.

/ Top Channel

Next Post

Kompania amerikane u pagua me taksat e shqiptarëve për të denigruar Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com