• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parlamenti Gjerman vendos unanimisht ashpërsimin e ligjit të azilit

by Java News
25/05/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Azilkërkuesit e refuzuar në të ardhmen mund të kthehen më shpejt dhe në mënyrë më konseguente nga Gjermania se deri më sot. Bundestagu (parlamenti gjerman) miratoi një projektligj të diskutueshëm të qeverisë “për zbatimin më rigoroz të detyrimit për largim nga Gjermania”.

Azilkërkuesi i refuzuar i ashtuquajtur si “rrezikues”, prej të cilit mund të pritet që të kryejë akte të rënda penale, përmes ligjit të ri mund të mbahet më lehtë në arrest dëbimi ose të mbahet nën vëzhgim përmes prangës elektronike të implantuar.

Gjithashtu në të ardhmen arresti për dëbimin do të jetë i mundur edhe nëse dëbimi nuk mund të realizohet brenda tre muajve. Kohëzgjatja maksimale e arrestit për dëbim do të zgjatet nga katër në dhjetë ditë, shkruan deutscheëelle.de. Përveç kësaj Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf)ka të drejtën, që të verifikojë telefonat celularë, tabletat dhe laptopët e azilkërkuesve pa dokumenta identifikimi, për të verifikuar identitetin e tyre.

Kush jep të dhëna të rreme për identitetin e vet, duhet të llogarisë me kufizime në lirinë e lëvizjes. Kjo vlen për migrantët, që nuk kanë leje qendrimi në Gjermani, por edhe për ata që nuk largohen vullnetarisht nga Gjermania. Azilkërkuesit pa perspektivë qendrimi duhet të mund të detyrohen, që deri në fund të procesit të azilit të qendrojnë në strehimoret e pritjes fillestare.

Federata dhe landet parimisht ranë dakord për këtë paketë qysh në muajin shkurt. Megjithatë koalicioni të mërkurën (17.05)shtoi në projektligj edhe një sërë rregullash të ashpërsuara.

Këto janë ndër të tjera rregulla p.sh. që duhet të ndalojnë, që migrantët përmes njohjes abuzive të atësisë të arrijnë të përfitojnë lejen e qendrimit. Po ashtu është lehëtsuar mundësia e krahasimit të të dhënave me shtetet e tjera për Zyren Federale të Kriminalistikës (BKA).

Organizatat e të drejtave të njeriut, shoqatat sociale dhe opozita e kritikuan ashpërsimin e ligjit të azilit duke e quajtur atë si një cënim të të drejtave themelore për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje. Maria Scharlau nga Amnesty International theksoi ndër të tjera, se rregullat për smartphone-t nënkuptojnë “një ndërhyrje masive në sferën private të dhjetra mijëra njerëzve”, kjo pa u kushtëzuar me rregulla të forta.

“Ky ligj e kthen Gjermaninë nga një vend i pranimit në një vend të dëbimit”, deklaroi organizata Pro Asyl në Berlin. Kjo organizatë kritikoi gjithashtu edhe përzierjen mes së drejtës për të huajt me atë penale. Presidenti i Caritas-it Peter Neher kritikoi, që ky ligj është disproporcional dhe i vendos refugjatët nën dyshim kolektiv për fshehje të identitetit.

De Maizière i hedh poshtë kritikat

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière si dhe deputetë të unionit konservator CDU/CSU dhe të partisë socialdemokrate e mbrojtën ligjin e ri. “Linja jonë është e qartë: ndihmë dhe integrim për ata që kanë nevojë për mbrojtje, ashpërsi dhe kthim për ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje dhe veçanërisht ata, që mashtrojnë, dhe kryejnë vepra penale”, deklaroi de Maizière.

Sipas tij nuk mund të pranohet, që “azilkërkuesit sipas qejfit dhe pa u ndëshkuar të deklarojnë emra të ndryshëm dhe nënshtetësi të ndryshme”, me shpresën, se kështu do t’i shpëtojnë dëbimit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post

Doktori ishte mirë te Eni Vasili, por kjo nuk është mirë për Lulin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

Kryeministri Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi: Respekt e vlerësim për mua dhe Shqipërinë

January 13, 2026
Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

Ndahet nga jeta Brunilda Isaj, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

January 13, 2026
Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

January 13, 2026
“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

January 13, 2026
Zbulohen anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In