Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutë me të cilën fton vendet e BE-së që të ndërprenë çdo ndjekje Edward Snowden dhe që t’i ofrojnë mbrojtje, raporton “Sputnik”. Parlamenti Evropian në seancën plenare në Strasburg me shumicë votash ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkojnë që mos ta ndjekin Edward Snowden ka thënë zëdhënësi i Parlamentit.
Ligjvënësit u kërkuan vendeve të BE-së që të pezullojë çdo ndjekje për Snowden, t’i ofrojnë mbështetje dhe natyrisht ta kundërshtojnë ekstradimin ose kthimin në një vend të tretë, duke e njohur statusin e tij si alarmues për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ish bashkëpunëtori i shërbimeve speciale të SHBA-ve Edward Snowden ka zbuluar në vitin 2013 të dhëna me të cilat agjencia për sigurinë nacionale masivisht ka përgjuar jo vetëm qytetarët e Evropës por edhe një numër të liderëve evropianë.