• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamenti Europian rrit fondet për Shqipërinë, sytë tek SPAK dhe BKH

by Java News
06/10/2019 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brukseli ka ndezur motorët për të përshpejtuar reformën në drejtësi në Shqipëri. Një ndër kushtet bazë për integrimin në BE është ngritja e SPAK dhe BKH, si edhe lufta ndaj korrupsionit. Më 18 tetor do të merret vendimi nëse do të hapen negociatat apo jo, por sido që të jetë kjo nuk do e ndalë BE të mbështesë Shqipërinë për zbatimin e reformës në drejtësi. Gazeta ka siguruar raportin e Komitetit për Buxhetin, i cili kërkon nga Parlamenti Europian që të rrisë buxhetin gjatë vitit 2020 për Shqipërinë, me qëllim realizimin e reformave.

Në raportin dërguar Parlamentit Europian, theksohet se Komiteti për Buxhetin beson se një rritje e mëtejshme e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor është i nevojshëm. “PE beson se një rritje e mëtejshme e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor nën Instrumentin e Ndihmës Para-Anëtarësimit, veçanërisht në fushat e funksionimit të institucioneve demokratike, zbatimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe administrata publike; Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është e rëndësishme të mbahet ai premtim dhe të fillojnë negociatat e pranimit tashmë në vitin 2019. Në këtë drejtim, nuk pranohet ulja e propozuar e fondeve, për të mbështetur reformat politike dhe përafrimit me legjislacionin në Ballkanin Perëndimor, por kërkohet një rritje e konsiderueshme në vend të kësaj”, thuhet në raportin dërguar Parlamentit Europian.

Kushtet e Bashkimit Europian

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian më 28 qershor pritej që të vendoste për hapje negociatash, ndërkohë që data u shty për në 18 tetor. Ndërkohë BE publikoi një raport me 35 pika, ku theksi vendoset që të ngrihet me urgjencë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK, me qëllim që të luftohet korrupsioni.

“Mirëpresim ndryshimet e kohëve të fundit në legjislacionin anti-korrupsion. Theksojmë nevojën për ngritjen sa më të shpejtë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mirëpresim rivlerësimin e personelit të policisë sipas ligjit të vetingut”, thuhet në raport.

Nga ana tjetër BE ka deklaruar qartë se lufta ndaj korrupsionit duhet të arrijë në politikë. Brukseli pret goditje në të gjitha nivelet. “Bëjmë thirrje për rritje të vëmendjes ndaj korrupsionit politik dhe publik-privat dhe theksojmë se të dhëna bindëse arrihen vetëm me anë të hetimeve pro-aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet, duke përfshirë dhe çështjet e nivelit të lartë”, thuhet në raport. Po ashtu, një vëmendje të veçantënë raport i jepet edhe ngritjes së institucioneve të drejtësisë, të cilët u përmendën më sipër. BE ka kërkuar që të hartohet një listë me të gjithë emrat që nuk i shpëtojnë vetingut.

“Theksojmë faktin se reforma në drejtësi është një kërkesë madhore e qytetarëve shqiptarë dhe parakusht i rivendosjes së besimit në rendin ligjor, në institucionet publike dhe te përfaqësuesit politikë. Përsërisim se besueshmëria dhe efektiviteti i reformës, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, varen nga suksesi i procesit të vetingut dhe zbatimi i vazhduar i reformës në drejtësi.

Mirëpresim progresin e bërë në reformën në drejtësi për rritjen e pavarësisë, dhënies së llogarisë dhe profesionalizimit të institucioneve gjyqësore. Për të ardhur keq që ritmet e krijimit tëadministratës së drejtësisë janë të ngadalta dhe të paefektshme; i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të përshpejtojnë procesin e vetingut, por pa dëmtuar cilësinë apo pastërtinë e tij; Mbani shënim shkarkimet apo dorëheqjet vullnetare të kandidatëve para dëgjesave të tyre”, thuhet në dokument.(sot)/l.m

Next Post
“Proces i rëndësishëm, ata që votojnë vendosin për fatin e tyre”, mesazhi i Haradinajt

“Proces i rëndësishëm, ata që votojnë vendosin për fatin e tyre”, mesazhi i Haradinajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In