• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

by Os De
17/10/2025 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëkohëshit nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, në Konferencën e Kryetarëve ka akuzuar mazhorancën se po përpiqet të depersonalizjë opozitën. 

Ai u shpreh se duke kufizuar liritë dhe hapësirat e opozitës, kufizohen edhe atë të mazhorancës, duke kujtuar socialistët të cilët kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë, që nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, ish- ministri Saimir Tahiri, ish- ministri Ilir Beqaj apo ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. 

“Ju po përpiqeni të depersonalizoni Opozitën, por në fakt po depersonalizoni vetveten. Ju nuk e kuptoni në këtë turravrap se duke zvogëluar liritë dhe hapësirat e opozitës, keni ngushtuar liritë e hapësirat tuaja jetike, politike e njerëzore! Andej nga e kam unë origjinën, kanë një fjalë të urtë: “nuk të mban ajo çfarë sheh”!

Kemi parë kësaj ane VIP socialistë – e kujtoni Saimir Tahirin? Sa pimpant, sa arrogant, sa vrapues e kumbues ka qenë! Njerëzit i dukeshin miza!
Po ashtu Arben Ahmetajn – Tigri i zhburrëruar në Tigrush, të cilit tokësorët i ngjanin të parëndësishëm!

Beqën e Lalin gjithashtu në apogje! U përdorën, u hodhën dhe në fund secili prej tyre mbrojtjen që u takon si individë në kushtet e shtetit ligjor, e kërkojnë te ligjet dhe te kushtetuta që ju po copëtoni ditë pas dite!  Pse po e them këtë? Askënd nuk e mbron militantizmi dhe njëanshmëria, por rregullat e shkruara e të respektuara bashkërisht!”, tha ai. 

Fjala e plotë;

Zoti Kryetar, te nderuar koleg te dy kraheve më shumë sesa si perfaqesues i opozites si qytetar i ketij vendi e perjetoj me shqetesim dhe dhimbje te thelle kete qe po ndodh me Parlamentin dhe fjalen të cilen e keni marre peng! Ky eshte nje atentat qe po i bei kesaj shoqerie! Kuvendi eshte prone e saj!

Ju po perpiqeni te depersonalizoni Opoziten por ne fakt po depersonalizoni vetveten , ju nuk e kuptoni ne kete turravrap se duke zvogluar lirite dhe hapesirat e opozites keni ngushtuar lirite e hapesirat tuaja jetike politike e njerzore! Andej nga e kam une origjinen kane nje fjale te urte “nuk te mban ajo çfarë sheh” ! Kemi pare kesaj ana Vip socialiste e kujtoni Saimiri Tahirin sa pimpant, sa arrogant , sa vrapues e kumbues ka qene? Njerzit i dukeshin miza!
Po ashtu Arben Ahmetajn , Tigri i zhburreruar ne Tigrush te cilit Tokesoret i ngjani te parendesishem!
Beqen e Lalin gjithashtu ne apogje ! U perdoren u hollen dhe ne fund secili prej tyre mbrojtjen qe ju takon si individ ne kushtet e shtetit ligjor e kerkojne tek ligjet dhe tek kushtetuta qe ju po copetoni dite pas dite! Pse po e them kete askend nuk e mbron militantizmi dhe njeanshmeria por rregullat e shkruara e te respektuar bashkarisht! 

Ajo qe ndodhi dje ishte perseri tentativa e rradhes per te zvogluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverine dhe Institucionet!

Deputetet nuk kane te drejte vetem te depozitojne pyetje por te bejne pyetje ne cilen forme ata ta deshirojne ! Ju dje e prishet kete tradite dhe fryme te rregullores jo se patet hallin e komisionerit i cili per hir te se vertetes tregoi dinjitet duke mos u bere pjese e skenarit tuaj!
Deputeti i ben pyetjet live, mund ti interpretoje, mund ti kontekstualizoje mund ti azhornoje mund ti shkruaj pa imponim ! shqetesimi juaj eshte tjeter nuk doni tu dale jashte parashikimit interpelanca me institucionet e drejtesise per aferat korruptive te depozituara ne Spak! Doni qe ky moment te kaloje sa me shpejt e ne terr mundesisht!

Ketu ka qene Kryetare Zonja Nikolla , Zonja Spiropali , Ju zoti Peleshi Kryetar Grupi , zoti Çuçi gjithashtu nje fare kohe zoti Balla megjithe debatet e ashpra per gjera ku kemi rene dakort kemi vazhduar ne dakortesi per funksionim e parlamentit jo per ceshtje personale! Ky ndryshim pozicionesh me ju Kryetar Kuvendi e Zotit Balla kryetar i grupit socialist ka sjelle nje situate te paprecedente! Nese ju te dy keni marre persiper te zhbeni pluralizmin te zhbeni opoziten mund te veme nje bast publik qe nje dite do te zhbeni vetveten e nuk do te keni as lot per te qare!

Dhe ne fund dje folem per Kosoven por edhe aty mbetet te kompleksuar nga 8 Nentori 1941 kur Miladini e Dushani themelonin partine tuaj duke i futur thiken pas shpine ceshtjes kombetare! Zoti Balla dje thate qe serbete per te na share therrisnin Sali Berisha , e vertete dhe kjo se ata Sali Berishen e njohin per armik, per patriot shqiptar! Tani zoti Manja jeni i lire te me denoni edhe mua me nja 25 dite sepse si ka ardhe puna mund te ngrini si shqetesim prishjen e qejfit, te humorit dhe te vizioneve te Edi Rames per Shqiperine 2030! 

Next Post
Veteranët e UÇK-së nisen masivisht drejt Tiranës/ Me uniforma kalojnë kufirin në këmbë (VIDEO)

Veteranët e UÇK-së nisen masivisht drejt Tiranës/ Me uniforma kalojnë kufirin në këmbë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

Diploma pa kufij, apo kufij pa diploma?

March 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Mars 2026

March 26, 2026
Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

Drejtësia përballë polarizimit: Pavarësia, përgjegjshmëria dhe besimi publik

March 26, 2026
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Po monitorohet, prej 3 javësh funksionon shumë mirë

March 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In