Çatia e ndërtesës së Parlamentit të Austrisë ka marrë flakë në mëngjesin e sotëm, por flaka u shua shpejt dhe dëmet u limituan, ka thënë një zjarrfikës për Reuters, transmeton koha.net.
“Ne ishin shumë afër asaj zone dhe kemi arritur shumë shpejt me shumë zjarrfikës e mjete, sa që ia arritëm ta ndalim atë menjëherë, dhe mund të them se dëmet janë shumë të vogla ndërsa stafi i Parlamentit është kthyer menjëherë në punë”, tha ai. (b.an)