• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parlamentaret 2025/ Spiropali mesazh diasporës për t’u regjistruar në zgjedhje: Ushtroni të drejtën tuaj!

by B K
11/01/2025 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, iu është drejtuar sot me një mesazh sensibilizues votuesve nga Diaspora për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Diaspora shqiptare i ka dalë zot atdheut gjatë gjithë historisë, përfshirë Rilindjen tonë kombëtare. “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë”, ishte leitmotivi i përpjekjeve të patriotëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, në të cilat spikati roli i atdhetarëve të Diasporës.

Përgjatë tre dekadave të fundit, emigrimi është bërë një faktor dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Të vendosur në vendet fqinje, Itali dhe Greqi, në vendet e tjera të Bashkimit Europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada e gjetkë, emigrantët shqiptarë shquhen për punën e tyre të palodhur, për integrimin e shpejtë, për marrëdhëniet e ngushta, miqësore e njerëzore me popullsitë vendase si edhe me institucionet në vendet pritëse.

Ky kontribut i emigrantëvëe shqiptarë është njohuar e vlerësuar nga institucionet dhe qytetarët e këtyre vendeve.

Përveç përkushtimit për familjet e fëmijët e tyre në vendet ku jetojnë, vëllezërit dhe motrat tona nga emigracioni kanë kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë dhe vijojnë të kontribuojnë edhe në mirëqenien e familjeve të tyre në Shqipëri.

Rreth një miliard euro në vit vlerësohen të ardhurat që hyjnë në vendin tonë nga emigracioni gjatë viteve të fundit.

Me dërgesat e tyre, emigrantët shqiptarë kontribuojnë jo vetëm për mirëqenien e familjeve të tyre, por edhe për ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Mjaft prej tyre kanë sjellë në Shqipëri investime private, shpesh edhe në bashkëpunim me partnerë nga vendet ku punojnë e jetojnë.

Kanë krijuar dhe i kanë sjellë shoqërisë shqiptare kapital social e njerëzor, vlera të shtuara kulturore e qytetëruese.

Por edhe kujdesi i shtetit shqiptar për emigrantët nuk ka munguar. Marrëveshjet për pensionet janë nëshkruar me mjaft vende pritëse. Pas ratifikimit nga Dhoma e Deputetëve, shumë shpejt pritet ratifikimi kësaj marrëveshjeje edhe nga Senati i Italisë.

Kujdesi për shkollimin në gjuhën shqipe të fëmijëve të emigrantëve është një tjetër tregues i veëmendjes së institucioneve të shtetit ndaj Diasporës.

Bashkëpunimi me organizatatat dhe përfaqësuesit e komuniteteve shqiptare në Diasporë është bërë tashmë institucional. Samitet e Diasporës po shndërrohen në kuvende ku diskutohet për përballimin e sfidave të përbashkëta të këtij bashkëpunimi.

Por tashmë kemi një arritje të rëndësishme dhe jemi përpara një sfide të madhe. Kuvendi i Shqipërisë, me ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, i hapi rrugë mundësisë që pjestarët e Diasporës të votojnë nga vendet pritëse.

Në këtë mënyrë, kontributi ekonomik, social, vleror dhe njerëzor i Diasporës në zhvillimin e Shqipërisë do të plotësohet nga pjesëmarrja politike.

Me mundësinë për të votuar në zgjedhjen për Kuvendin e Shqipërisë nga vendet ku jetojnë, emigrantët shqiptarë kanë më shumë hapësira për të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në qeverisjen e vendit.

Në 11 janar fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Majit, i cili vazhdon deri në 4 mars.

Motra e vëllëzër emigrantë, regjistrohuni për të votuar, në mënyrë që të ushtroni të drejtën dhe ndikimin tuaj në vendimmarrjet për punët tona të përbashkëta, që Shqipëria jonë të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku jetoni.

Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat tuaja, por edhe për votën tuaj.

Krenarë për Shqipërinë europiane!”

Next Post
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i kundërpërgjigjet Vuçiç: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i kundërpërgjigjet Vuçiç: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

Kujtesa e një 20-vjeçari dhe kujtesa ime

February 21, 2026
Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

Në pritje të familjes së vëllait/ Vlorë, i moshuari: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

February 21, 2026
Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

Dy tropojanë, truri i grabitjes të 53 milion paundëve, si sot 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën kurrë

February 21, 2026
“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

“Paralizohet” lëvizja drejt juglindjes/ ARRSH: Ja rruga alternative që duhet të përdorni!

February 21, 2026
Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

Europa drejt rregullave më të forta për rrjetet sociale

February 21, 2026
“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Reforma në spitale/ Sala: Do kalohet në financim sipas pacientëve, jo sipas shtretërve

February 21, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

“PD gati për të bërë lëshime”, Hasimja tregon negociatat me Berishën për kodin zgjedhor

February 21, 2026
Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

Molotovët e PD tek xhamia e Namazgjasë, KMSH: U lënduan besimtarët, mos e merrni maturinë tonë për tolerancë

February 21, 2026
Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

Pse janë kaq të vlefshme mineralet e rralla?

February 21, 2026
“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In