• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen pemë të reja, Veliaj: Kemi dyfishuar hapësirat

by Java News
31/03/2018 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “Kemi dyfishuar hapësirat e Liqenit. Ftoj qytetarët t’i bashkohen nismës për shtimin e pemëve deri më 22 prill”

Paralelisht me përmirësimin e infrastrukturës, Parku i Liqenit Artificial po shton edhe sipërfaqet e gjelbra, duke rehabilituar bimësinë e dëmtuar për shkak të mosvënies dorë prej shumë vitesh. Nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan sot edhe një grup vrapuesish dhe sportistësh, të cilët bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbollën fidanë të rinj duke kontribuar për më shumë hijeshi dhe oksigjen.

Kryebashkiaku tha se ka një pafundësi qytetarësh në çdo cep të Tiranës që i janë bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve, ndërkohë që lista e pritjes e atyre që duan të lënë një gjurmë në qytetin e tyre është jashtëzakonisht e madhe. “Bëmë shumë mirë që e shtuam me një muaj aksionin sepse vetëm lista e pritjes e gjithë subjekteve që donin të dhuronin ishte jashtëzakonisht e madhe. Kështu, pse të mos u japim mundësinë të gjithëve t’i japin mbrapsht bujarinë qytetit të tyre. Ne punojmë të gjithë në punë të ndryshme, por një gjë që na bashkon është dashuria për vrapin, për sportin, për maratonën, për natyrën dhe për aktivitetet sportive”, u shpreh Veliaj.

Si një nga frekuentueset më të rregullta të Parkut të Liqenit Artificial për të vrapuar, Zv. ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Albana Shkurta, përgëzoi Bashkinë e Tiranës për ndërmarrjen e këtyre nismave në dobi të komunitetit, ndërsa theksoi se tashmë ky Park është kthyer në një destinacion për të gjithë.

“Na bashkon dëshira për vrapin dhe dëshira për të qenë jashtë në natyrë dhe për të shijuar këto terrene të reja, për të kontribuuar edhe ne sadopak. Keto janë lekët e shpenzuara më mirë për të pasur pemët tona këtu, qe sa herë të kalojmë ketej per vrap, e dimë që kemi destinacionin tonë këtu. Është një iniciativë e mrekullueshme dhe jam shumë  e gëzuar që iu bashkuam kësaj iniciative”, deklaroi Zv. ministrja e Financave dhe e Ekonomisë  Albana Shkurta.

Aksionit iu bashkua edhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, që me rastin e Pashkëve, festës së ringjalljes së shpresës, zgjodhi ta kremtojë këtë festë duke i dhuruar qytetit pemë të reja. Veliaj falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tani dhe ftoi që pjesë e kësaj iniciative të bëhen edhe ata të cilët ende nuk kanë mundur deri më tani.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot besimtarë dhe në prag të Pashkës bënë një dhuratë për qytetin dhe me fabulën e ringjalljes së Krishtit, besoj që edhe ringjallja e jetës dhe natyrës në Tiranë në këtë pranverë të re, shkojnë në mënyrë perfekte. Shumë mirënjohës të gjithëve dhe dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, deri në datën 22 prill kemi kohë, që është Dita e Tokës, për të bërë mbjellje në çerdhe, në kopsht, në shkollë, në punë, në komunitet dhe kudo tjetër”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi edhe ecurinë e punimeve për rrugicat, pistat e vrapimit, si dhe të korsisë për biçikleta. Të gjithë ata që preferojnë ecjen dhe vrapin në natyrë, si dhe të apasionuarit pas biçikletave, kanë tashmë në dispozicion pista të mirëfillta për aktivitetet e tyre pranë natyrës dhe freskisë së liqenit. Veliaj deklaroi se korsitë e vrapimit për qytetarët që duan të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe aktive janë dyfishuar.

“Sot liqeni ka dyfishuar korsitë e vrapimit, ndërkohë që ka një korsi totalisht të re të biçikletave. Janë ndërprerë shtigjet ku më përpara hynin makinat, kështu që makinat kanë një by pass dhe ndërkohë shumë shpejt, me vendosjen e tapeteve të fundit, me vendosjen e ndriçimit dhe me gjithë këtë fushatë të mbjelljeve, do të kemi dyfishuar hapësirën e fituar të liqenit”, tha ai, teksa e cilësoi si një nga proceset më delikate për shkak të lirimit të hapësirave që ishin zënë padrejtësisht e që tashmë u janë rikthyer qytetarëve./a.ç

 

Next Post
Protesta/ Plagosen 14 efektivë nga sulmi me gurë, mes tyre edhe kreu i policisë Kukës

Protesta/ Plagosen 14 efektivë nga sulmi me gurë, mes tyre edhe kreu i policisë Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In