Parku Kombëtar i Butrintit/ Shkallëzohet debati, jep dorëheqjen shqiptaro-amerikani i bordit të AADF: S’na u prezantuan të gjitha faktet dhe dokumentet!

Çështja e Parkut Kombëtar të Butrinti ka marrë vëmendjen e ekspertëve, historianëve, studiuesve dhe jo vetëm.

Ditët e fundit ka pasur reagime të ndryshme, kritika dhe akuza lidhur me projektet që synojnë ndërhyrjen në Parkun e Butrintit, po ashtu ka pasur reagime edhe nga Ministria e Turizmit e cila ka sqaruar se projektet nuk cënojnë Butrintin.

Sëfundi Forumi  për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në një reagim, ka njoftuar se Cafo Boga, shqiptaro-amerikani, anëtari i bordit te AADF prej 25 vitesh, jep dorëheqjen para përfshirjes së tij në çështjen e Butrintit.

Ai ka renditur të gjitha arsyet lidhur me këtë vendim të tij, në një shkrim të gjatë.

Më poshtë një pjesë e lidhur me reagimin për çështjen e Butrintit, dhe në link letra e plote:

“AADF filloi me një plan të integruar menaxhimi për zonën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit, si një nga vendet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe më e vështira për t’u zbatuar. Pas shumë ecejakeve dhe punës së mundimshme, plani u aprovua dhe do të përdoret si prototip për objekte të tjera të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike, si Kompleksi i Amfiteatrit të Durrësit. Më duhet të përmend se ky projekt ka shkaktuar shumë polemika dhe vazhdon të shkaktoje, për shkak të rolit të Fondacionit dhe mënyrës se si u zbatua. Sinqerisht, neve si bord nuk na u prezantuan të gjitha faktet dhe dokumentet lidhur me këtë projekt, përndryshe ne mund të kishim diskutuar më thellë dhe ndoshta të kishim vepruar ndryshe. Mungesa e transparencës dhe keqkuptimi luajti një rol në të gjithë këtë…”, ka thënë ai. BW

Letra

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com