Parkoi mbi trotuar, gjobë makinës së Ministrisë së Brendshme
Duket se Ministria e Brendshme e ka marrë seriozisht aksionin për ndëshkimin e të gjithë kundërvajtësve të Kodit Rrugor.
Mbrëmë para mesnate ishte një automjet i Ministrisë së Brendshme ishte parkuar mbi trotuar r afër Zogut të Zi. Foto qarkulloi në rrjetet sociale.
Policia rrugore e Tiranës dërgoi një Patrullë në vendin ku u raportua shkelja dhe gjobiti në orën 23:30 minuta mjetin, me 3 mijë lekë të reja gjobë.