• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkingjet private, kallëzim për TIS Park dhe dy kryebashkiakë të Vlorës

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të mandatit si kryebashkiak i Vlorës, Shpëtim Gjika, dha me koncesion parkingjet e qytetit bregdetar për jo më pak se 15 vjet. Vendimi solli shumë reagime dhe nuk u prit mirë nga qytetarët, kundërshti që vazhdojnë ende pas kaosit të krijuar. Shoqata “Lëvizja për Vlorën” e cilëson se një cenim të rëndë situatën e rendit publik nga veprimet e Kompanisë “TIS Park” me anë të bllokimit të mjeteve të qytetarëve.

“Lëvizja për Vlorën” ka bërë një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Shpetim Gjika dhe Këshillin Bashkiak të mandatit të shkuar si dhe për kompaninë “TIS Park”.

Kallëzimit nuk i kanë shpetuar as Kryebashkiaku Dritan Leli me Këshillin Bashkiak aktual si dhe prefektja Etiona Hoxha, për mos reagim në interes të publikut vlonjat.

Kallëzimi është bërë me pretendimin se  koncensioni i parkimeve me pagesë ka shkelje të shumta ligjore, që të çojnë në përfundimin se, ka elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, vjedhje dhe dëm financiar e moral

“Lëvizja për Vlorën” i kërkon prokurorisë të nisë hetimet në lidhje me atë që e quan aferë mafioze e koncesionit të parkingjeve.

“Vlora nuk mund të humbase sovranitetin mbi hapesirat e saj publike te nje kompanie të dyshimte me pronarë të panjohur”, thuhet në kallëzimin e “Lëvizjes për Vlorën”

Tarifimi

Procedura e dhënies me koncesion të partneritetit publik privat të shërbimit të parkimit në rrugë, parashikon këtë praktikë për 24 rrugë kryesore e dytësore me një tarifë prej 50 lek/ora.

Përkundër kësaj, Bashkia përfiton një vlerë financiare vjetore prej 10 milionë lekë në dy vitet e para dhe nga viti i tretë e në vazhdim 10 milionë, plus 2 për qind të xhiros vjetore.

Orari kur qytetarët do të tarifohen, për 13 rrugët  është nga 08:00-16:00. Ndërsa, për 9 rrugë të tjera, ato më afër qendrës dhe bulevardit kryesor,  në periudhën nga ora 08:00-20:00. Po ashtu, parashikohet që, në dy rrugë, tarifimi reduktohet deri në orën 14:00.

Orët e natës, nuk përfshihen brenda tarifimit me argumentin se këto hapësira mund t’i përdorin banorët rezidentë falas. Gjatë muajve të fundit, kompania koncesionare ka kryer disa investime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe plotësimin me sinjalistikën përkatëse.

Ja kallëzimi i plotë i “Lëvizjës për Vlorën”

“Të nderuar bashkëqytetarë.

Duke pritur reagimin zyrtar nga Bashkia e qytetit dhe nga prefektura, në lidhje me gjendjen e paligjshmërisë dhe cënimin e rëndë të rendit publik nga veprimet e kompanisë “TIS Park” me anë të bllokimit të mjeteve të qytetarëve, Ne, Levizja për Vlorën, dorëzojme sot një kallëzim penal për të gjitha palet e përfshira në këtë aferë korruptive:

-Kryebashkiakun Shpetim Gjika  dhe Këshillin Bashkiak të mandatit të shkuar.

-Kryebashkiakun Dritan Leli dhe Keshillin Bashkiak aktual për mosreagim në interes të publikut vlonjat nga të cilët janë votuar.

-Prefektes Etiona Hoxha

-Kompanisë TIS Park.

Ne si qytetarë jemi të ngopur nga thashethemnajat e kafeneve të ish këshilltarëve, ish kryebashkiakëve apo ish ishave në lidhje me aferën mafioze të koncesionit të parkingjeve.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Kosova drejt anëtarësimit në OBT

Kosova drejt anëtarësimit në OBT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In