• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parkimet me pagesë në Vlorë/ Shoqëria civile protesta kundër konçesionit

by A R
27/08/2016 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sërish protesta në Vlorë për parkingjet me pagesë dhe këtë radhë nga Aleanca qytetare për anulimin e koncesionit të parkimeve me pagesë.

Përfaqësues të aleancës thanë se vendimi për dhënien me koncesion të parkimeve me pagesë nuk është konsultuar me qytetarët e Vlorës dhe as nuk janë bërë transparente kushtet e kontratës.

Gjatë protestës është ngritur edhe shqetësimi për sjelljen arbitrare të kompanisë koncesionare “Tis Park”, për shkak të gjobave të shumta të vendosura prej saj, apo edhe për bllokime automjetesh.

Sipas aleancës qytetare për anulimin e këtij koncesioni, ka paqartësi në faktin se kushtet e përfitimit janë në shërbim të kompanisë dhe jo qytetit. Gjatë deklaratës, u tërhoq vëmendja edhe për faktin se sjellja arbitrare e kompanisë “Tis Park” po ndikon në largimin e pushuesve vendas dhe të huaj.

Kreu i Shoqatës së Turizmit në Vlorë, Vasil Bedinaj, e ka komentuar një fakt të tillë si dëmtim të imazhit në Vlorë raporton Express.

Në pritje të reagimit nga ana e kompanisë koncensionare dhe bashkisë, aleanca qytetare ka konfirmuar edhe nisjen e mosbindjes civile ndaj këtij koncensioni dhe firmosjen e një peticioni nga qytetarët referuar abuzimit me parkimet me pagesë në Vlorë.

 Pak minuta pas deklaratës së aleancës qytetare, kompania koncesionare ka bllokuar automjetet tyre. Qytetarët kanë ngritur shqetësimin edhe për mospërmbushjen e investimeve nga ane kompanisë “Tis Park”. Në Vlorë mungojnë semaforët, një investim që duhej të kryhej nga shoqëria apo edhe vijëzimet, të cilat gjithashtu mungojnë, ndërsa rrugët janë jashtë standarteve për të pretenduar parkime me pagesë.

Next Post
Liverpool ofron 15 mln euro për talentin 17-vjeçar të Dortmund

Liverpool ofron 15 mln euro për talentin 17-vjeçar të Dortmund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com