Policia franceze e ka qëlluar një person në stacionin e trenave “Saint-Lazare”, në Paris. Incidenti ndodhi pasi ai u ndalua për mosvendosje të maskës dhe më pas refuzoi që t’i zbatonte urdhrat e zyrtarëve të hënën në mbrëmje. Ai bërtiste “Allahu Ekber” dhe “Franca sundohet nga Shteti Islamik”.
Burri më pas e nxori thikën dhe mësyu drejt katër policëve duke bërtitur “Allahu Akbar. Franca sundohet nga Shteti Islamik” para se të qëllohej dy herë në gjoks. Ai ra mbi binarë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje kritike, raporton Daily Mail.
Sipas dokumenteve të identitetit që i janë gjetur në trup, i dyshuari është lindur në vitin 1974 dhe ka qenë i njohur për policinë shkaku i kërcënimeve e dhunës së mëhershme, por nuk ka qenë i njohur për shërbimet e inteligjencës.