Policia franceze ka pohuar se janë shtatë sulmet terroriste të ndodhura sot në Paris. Dy nga sulmet ishin vetëvrasëse. Shpërthimi me bombë ishte pranë stadiumit.
Policia tha edhe se numri i viktimave të konfirmuara është 40.
Në këtë pikë, burimet japin shifra të ndryshme, për shkak të rrëmujës së madhe. Edhe presidenti Hollande nuk dha numër, por tha “disa duzina të vrarë”.