• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paris Hilton: Refuzova ftesën e Joe Biden për të qenë në dasmën e mikeshës sime

by A R
01/07/2022 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paris Hilton foli mbi pjesëmarrjen e saj në dasmën e Britney Spears me Sam Asghari dhe se si kjo ishte një ngjarje ku nuk mund të mungonte.

Prezantuesja e emisionit e pyeti Hilton për një “konflikt” që përfshinte ditën e dasmës së Spears, ndërsa ylli amerikan shpjegoi se presidenti Joe Biden i kishte kërkuar asaj të bënte DJ në darkën e Samitit të Amerikës, gjë të cilën e refuzoi për të qenë pranë shoqes së saj në një ditë të shënuar.

“Ishte e njëjta natë e dasmës së Britney dhe unë thashë: Jo, nuk do ta humbas atë, – shpjegoi Hilton. – Dhe ata më thanë: Ne mund të të dërgojmë një helikopter, ju mund të fluturoni mbas dasmës. Përgjigja ime ishte e prerë: Unë nuk do të zbres dhe do të dal nga dasma e Britney me helicopter, as do të marr cak, por do ta shoqëroj gjatë gjithë ceremonisë. Pra, më duhej të refuzoja ftesën e presidentit”.

Hilton dhe Spears kanë qenë mikesha të ngushta që nga ditët e tyre si të reja dhe në qendër të vëmendjes, në fillim të viteve 2000. Aktorja amerikane, ndër profesione të tjera, edhe më parë kishte zbuluar se kishte hequr dorë nga oferta e Presidentit Biden gjatë një mini-episodi të podcast-it të saj “This Is Paris”, të regjistruar pak pasi ajo u kthye nga ceremonia intime e dasmës në shtëpinë e Spears, në fillim të qershorit.

“Përshëndetje të gjithëve! Sapo u ktheva në shtëpi. U futa në Twitter dhe pashë se kishte shumë mesazhe, që kur u fotografova duke shkuar në një ngjarje sonte. Unë po e mbaja atë top-sekret gjatë gjithë javës. Nuk i thashë askujt”.

Ajo i referohej ekipit personal të artistëve të grimit dhe flokëve, stilistëve të garderobës dhe një shoferi për eventin, në të cilin mori pjesë së bashku me bashkëshortin e saj, Carter Reum, nënën Kathy Hilton.

“Më kërkuan të bëja DJ për presidentin dhe të gjithë presidentët e tjerë nga e gjithë bota për darkë, por dasma e shoqes ishte më e rëndësishme për mua. Nuk do të hyj në asnjë detaj, sepse ishte nata si nuse e princeshës dhe kjo është historia e saj për t’u treguar. Gjithçka që mund të them është se jam jashtëzakonisht e lumtur për të”.

/a.r

Next Post
Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA, Peleshi: Forcojmë praninë në misionet e NATO-s. Kim: Aleanca jonë…!

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA, Peleshi: Forcojmë praninë në misionet e NATO-s. Kim: Aleanca jonë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In