Sipas burimeve për policinë franceze, shkruan media italiane “Il Corriere della Sera” në sulmet në Paris janë të implikuar 3 vëllezër, njëri prej të cilëve është aktualisht në ikje.
Në gjueti në të gjithë Europën për të gjetur terroristin e 8-të që ka marrë pjesë në atentatet në Paris. Agjensia franceze AFP flet për 3 vëllezër, njëri prej të cilëve mund të jetë akoma në ikje. Një skuadër investigative franko- belge është ngritur për të hetuar lidhjet që kanë xhihadistët mes Parisit dhe Brukselit.
Prokurori i Parisit, François Molins, ka shpjeguar se terroristët i kanë kryer veprimet e tyre në mënyrë mjaft të koordinuar dhe se ishin të ndarë në 3 grupe.
Sakaq, makinat e përdorura prej terroristëve kanë qenë dy. Më së fundmi, policia ka mundur të zbulojë dhe makinën e dytë, e cila ka shërbyer për të çuar terroristët drejt teatrit Bataclan, aty ku humbën jetën dhjetëra persona.
Bëhej fjalë për një makinë e tipit Wolkswagen Polo, me ngyrë të zezë, e njëjta ngjyrë në fakt me makinën e parë të gjetur nga policia, e cila ishte një Seat.









