• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paris 2024”/ Luiza Gega: E zhgënjyer! Sporti elitar kërkon sakrifica, por…

by S T
26/09/2024 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E pranishme dje në “Vlora Cross Country”, event i organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës, Luiza Gega, është rikthyer të flasë për zhgënjimin e pësuar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku nuk mundi të kualifikohej për në finale.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ikona e atletikës shqiptare e cilëson si fazë reflektimi periudhën aktuale, ndërsa thekson se nuk ka ndërmend që të tërhiqet, dhe është e gatshme të thyej të tjera rekorde, teksa më të fundit e vendosi të dielën e kaluar në Maratonën e Prishtinës.

Gega gjithashtu ka një mesazh edhe për të rinjtë, teksa i këshillon që të punojnë fort, pasi vetëm me punë arrihen rezultatet.

Intervista:

Luiza, duke iu rikthyer edhe një herë Olimpiadës, si e përshkruani pjesëmarrjen në Paris?

Nëse do të flasim për mua si sportiste në Lojërat Olimpike, paraqitja nuk ishte aty ku doja, por sporti është i tillë, jo gjithmonë do të jesh në formën maksimale. Kjo është e bukura e sportit që ka kaq emocione, pasi kurrë nuk dihet ai fundi.

Çfarë ndodhi me ju në atë garë?

Unë në muajin prill kalova një virozë që më ndikoi jashtë mase në performancën time duke qenë se unë stërvitem për limitet, për të parë se ku i kam limitet dhe ndonjëherë kjo ndikon jashtë mase shumë. Mund të duket diçka e vogël, por ka të bëjë shumë për performancën e një sportisti. Po stërvitesha fort, qoftë edhe me virozë, sepse gara po afronte, koha po limitohej. Kjo bëri që të më binin edhe parametrat biologjik. Një nga arsye që edhe pse unë rri nëpër male është kjo që të rris sa më shumë rruazat e kuqe, hemoglobinën dhe quhet doping natyral për ne sportistët e distancave. Por viroza ma shkatërroi këtë pjesën dhe kjo bëri që të mos e merrja veten për atë nivel që unë kërkoja në Lojërat Olimpike.

Ju mërziti kjo situatë?

Patjetër që u mërzita shumë, në radhë të parë për lodhjen që kam bërë për vite me radhë. Nuk është puna vetëm për muajt final. Por sporti i ka këto, nuk kam çfarë të bëj.

Cilat janë objektivat tuaj në vazhdim?

Për mua kjo është periudhë reflektimi. Ende nuk kam vendosur objektiva, sepse pata një zhgënjim personal për Lojërat Olimpike, kështu që dua ta mendoj pak më gjatë, pasi të vendosësh objektiva duhet të jesh gati psikologjikisht. Duhet të jesh gati për sakrificat që kërkojnë objektivat, stërvitjen në male, larg familjes, larg jetës sociale. Kështu që sporti elitar ka shumë sakrificë.

E keni menduar tërheqjen?

Unë e kam shumë të vështirë tërheqjen, kur po thyej rekorde. Pak ditë më parë theva rekord në maratonë. Ndoshta mund ta shikoj veten në garat e rrugës në të ardhmen, por në një moment të dytë. Tani nuk mund ta them se çfarë kam vendosur për të ardhmen. Gjithsesi po e shijoj këtë pjesën se jam pak më e lirë dhe kam mundësi që të vij dhe të takoj fëmijë siç jam sot (dje) këtu në Vlorë. Jam shumë e lumtur që ata më duan shumë. Dashuria që marrë nga njerëzit është gjëja më e bukur që më ka dhënë sportit që të kenë një shembull frymëzimi, jo patjetër në fushën e sportit, por me mund e sakrificë ia dalin. Shqipëria i ka shumë mundësitë për zhvillimin e sportit.

Çfarë prisni diçka të afërt?

Unë pres që vitin e ardhshëm të vendos një rekord të ri në maratonën e Vlorës ndoshta në 10 km ose 21 km do ta vendos. Uroj shumë që të vazhdojë kjo traditë këtu në Vlorë.

Cili është mesazhi juaj për të rinjtë?

Unë kam arritur gjëra të mëdha dhe gjithçka ka ardhur falë punës. Nuk mendoja se do t’i arrija, por me punë arrihen. Shqipëria dhe të rinjtë tanë kanë potencial për të arritur në nivele ndërkombëtare. Duhet të kuptojnë që çdo gjë arrihet me punë dhe me një disiplinë shumë të hekurt, siç e kërkon sporti, por që asgjë nuk është e pamundur. Emocioni që të fal sporti dhe këto të mirat që ai ka janë të panumërta. Është shëndeti, duhet një popullatë sa më të shndritshme.

Next Post
‘PL financohet nga Rusia’, Kryemadhi reagon për akuzat e Kryeministrit: Ish-drejtori i FBI akuzohet për lidhjen e tij me Ramën për financimet ruse

"Vendim absurd"/ Kryemadhi thyen heshtjen, reagon për dënimin e Salianjit: Nuk ka më vend për demokraci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

VIDEO! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In