• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paratë nga “Ndragheta”, Gjykata dhe Prokuroria përplasen për zhbllokimin e 750 mijë eurove

by Aalison Pearse Stevens
03/10/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka refuzuar një kërkesë të Prokurorisë për lirimin nga sekuestroja në një bankë në Shqipëri të një llogarie nga e cila janë transferuar rreth 750 mijë euro nga persona të dyshuar për lidhje me mafien italiane.

Në datën 21 prill 2016, Gjykata kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive mbi llogaritë në lekë dhe euro të shoqërisë “Stargold Albania” në një bankë ku ishin qarkulluar gjithsej 750 mijë euro. Në momentin e sekuestrimit, llogaria përmbante 141 822 euro.

Gjykata pranoi vendosjen e sekuestros edhe mbi të gjitha llogaritë e këtij subjekti në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë. Por në korrik 2016, Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për “heqjen e masës së sekuestros” ndaj llogarive të kompanisë në fjalë.

Argumenti i përdorur për këtë “tërheqje” të Prokurorisë ka qenë dërgimi i letërporosive në Itali për informacione shtesë mbi zotëruesit e llogarive dhe fakti se përgjigjet e letërporosive nuk kishin ardhur ende, duke sjellë kështu pezullimin e hetimeve. Por sipas Gjykatës, një argument i tillë është i pambështetur në ligj dhe në prova e për këtë arsye, kërkesa e Prokurorisë për lirimin e shumës prej rreth 750 mijë eurove nuk është pranuar.

BLLOKIMI I LLOGARIVE

Në vendimin e dhënë nga Gjykata në datën 21 prill 2016, thuhet se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën e “pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”. Sipas vendimit, më 02.9.2015 është regjistruar shoqëria “Stargold Albania”, me ortakë shtetasit Andrea Tufariello e Pietro Cosentino, me 50% të aksioneve secili, dhe administratore shtetasen Brunilda G., referuar të dhënave të QKR.

Objekti i aktivitetit ka qenë në lidhje me tregtimin e përpunimin e arit dhe nënprodukteve të tij përfshi, por pa u kufizuar, në blerjen, shitjen, transferimin, transformimin, disponimin, posedimin e tij etj. Shoqëria e ka selinë e saj në Tiranë.

Prokuroria ka deklaruar në gjykatë se nga provat e siguruara deri në fazën aktuale të hetimeve paraprake (prill 2016), rezulton se në llogari të subjektit tregtar “Stargold Albania” shpk janë depozituar në vazhdimësi shuma të konsiderueshme, të cilat, sipas faturave, rezultojnë se kanë lidhje me shitje të floririt nga kjo shoqëri, kryesisht te subjekti “Esposito Preziosi srl”, Itali.

Shumat e depozituara për llogari të shoqërisë “Stargold Albania” shpk pranë një banke nga subjekti “Esposito Preziosi srl”, Itali, për periudhën shkurt 2006­prill 2006 rezultojnë 561 644 euro. Më dt. 07.04.2016 konstatohet se pranë të njëjtës bankë është transferuar shuma 190 000 euro nga ana e subjektit “Star Dust 2015 DOO”, Maqedoni, me të njëjtin përshkrim, shitje floriri nga subjekti “Stargold Albania”.

Prokuroria evidentonte në vendim se gjatë hetimeve paraprake është administruar informacioni nga misioni “Interforce”, Itali, sipas të cilit ortakët e subjektit “Stargold Albania” shpk janë persona të sinjalizuar për përfshirje në aktivitete kriminale, kryesisht vepra penale të marrjes së pronës në mënyrë të paligjshme. Sipas kontratës për shitjen e kapitalit datë 20.10.2015, rezulton se ortak i ri i shoqërisë “Stargold Albania” shpk është bërë shtetasi italian Domenico Papalia, i cili ka blerë rreth 30% të kapitalit.

Sipas informacionit policor, rezulton se ky shtetas italian është pjesë e mafias kalabreze ‘Ndragheta në vendin e tij. Referuar të dhënave të Drejtorisë Vendore të Policisë, gjendja e llogarive të shoqërisë “Stargold Albania” shpk në momentin e bllokimit ka qenë 141 822 euro dhe 53 008 lekë.

REFUZIMI

Në kërkesën e Prokurorisë për lirimin e llogarive të sekuestruara thuhet se në datën 29.07.2016 është vendosur pezullimi i këtij procedimi penal, duke u dërguar autoriteteve gjyqësore italiane kërkesën për ndihmë juridike për administrimin e provave që ndodhen në atë shtet dhe që kanë interes për hetimin në Republikën e Shqipërisë.

“Dhe meqenëse nuk është më e nevojshme që sendet të mbahen të sekuestruara në referim të neneve 2714 dhe 275 të K Pr Penale, është kërkuar kthimi i shumave të sekuestruara në bankat e nivelit të dytë që operojnë në Republikën e Shqipërisë subjektit ‘Stargold Albania’”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Por në vendimin e Gjykatës theksohet se togat e zeza vendosën të mos pranojnë kërkesën e bërë nga Prokuroria e Tiranës për heqjen e masës së sigurimit pasuror për kthimin e shumave të sekuestruara. Kërkesa është rrëzuar si e pabazuar në ligj dhe në prova.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Elbasan, nëntë të shoqëruar në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit

Ekzekutimi në Elbasan... dhe misteri i dy mbiemrave të biznesmenit 37 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

August 24, 2026
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

August 24, 2026
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

Del foto e Prelë dhe Lekë Gjonit, babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com